Ndarja nga jeta e Bukoshit, Spiropali: Aktor në rreshtin e parë të skenës së historisë moderne të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi.

“I trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi. Aktor në rreshtin e parë të skenës së historisë moderne të Kosovës dhe dëshmitar i dorës së parë, Bukoshi është ndër njerëzit simbol të së shkuarës së afërt të Kosovës dhe projektimit të së ardhmes së saj, e cila erdhi”, theksoi Spiropali në mesazhin e ngushëllimit.

“Bashkë me Presidentin Rugova, Bukoshi ishte nga luftëtarët e mëdhenj ëndërrimtarë të Kosovës dhe për Kosovën Republikë. Rezistenca, sqima dhe veprimtaria e tyre fituan mbështetje të gjerë perëndimore dhe u prinë ngjarjeve të mëdha, lirisë, pavarësisë dhe shtetit demokratik të Kosovës”, theksoi Spiropali.

“Ata dhe patriotët që i mbështetën besuan se fuqia qëndron tek e drejta dhe se e drejta e sakrifica janë fuqia e vërtetë e një populli. Respekt dhe mirënjohje për këtë njeri-simbol! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, përfundon mesazhin kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Burimi ATSH

Gonxhja: “Onufri” i Beratit, çdo ditë mikpret qindra vizitorë

Të shumtë janë vizitorët që shohin nga afër pasuritë që ruan në fondin e tij Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonxhja: “Onufri” i Beratit, çdo ditë mikpret qindra vizitorë

Të shumtë janë vizitorët që shohin nga afër pasuritë që ruan në fondin e tij Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.