Botërori 2026, Strakosha: E kemi studiuar mirë Serbinë, për ne vlejnë vetëm tri pikët

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.


Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha në konferencën zyrtare për media, iu përgjigj sot interesit dhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë sfidë.

Strakosha tha përpara gazetarëve se skuadra ndihet gati për këtë sfidë dhe që do të futen në fushë për të marrë tre pikët.

Ai tregoi se ekipi e ka studiuar mirë Serbinë dhe se çfarë duhet të ketë parasysh për këtë takim.

Në fund, Strakosha tha se ndeshja ndaj Serbisë është njëlloj si të gjitha sfidat e tjera, një ndeshje futbolli.

“Nuk e shikoj vetëm personalisht, i gjithë grupi duhet të punojë mirë. Është një ekip me shumë kualitet dhe eksperiencë. Ka bërë dy ndeshje të mira tani në fund. Por edhe ne kemi kualitet dhe mund ta përballojmë mirë këtë ndeshje. Jemi gati”, tha ai.

Strakosha u shpreh se i gjithë ekipi është përgatitur mirë për këtë sfidë.

“Të gjithë çunat janë të përgatitur mirë, kanë emocione si në çdo ndeshje. Për tifozët është diçka më shumë. Po për ne vlen trepikëshi dhe duam ta përballojmë mirë ndeshjen dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe të gëzojmë të gjithë bashkë”, theksoi Strakosha.

Ai shtoi se, ndeshjen me Serbinë e shikon nga ana sportive.

“Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori. Ne e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen deri tani, çunat janë pozitivë. Besoj mund t’ia dalim”, tha më tej Strakosha.

Duke analizuar skuadrën serbe, Strakosha u shpreh se, “në goditje standarde janë të mirë, krosojnë mirë në zonë. E rëndësishme është që të jemi të gjithë të përqendruar, mos të vijë topi deri aty. Besoj kemi treguar edhe me kundërshtarë edhe më të vështirë që kemi grupin e mirë. I dimë gabimet tona dhe do provojmë mos ta bëjmë më”.

Ai tha se nuk i druhet asnjë lojtari serb në veçanti.

“Një lojtar veç jo, por si ekip e dimë që në kundërsulm dhe goditje standarde janë shumë të mirë. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht”, shtoi portieri i Kombëtares.

Strakosha pati edhe një thirrje për tifozët shqiptarë.

“Është një ndeshje futbolli. Çfarë ka ndodhur jashtë është tjetër gjë. Të gjithë tifozët na kanë mbështetur kudo dhe besoj se do të na mbështesin edhe në këtë ndeshje. Kam respekt për çdo tifoz shqiptar sepse na kanë mbështetur”, tha ai.

Strakosha shtoi se është gati për këtë sfidë.

“Në karrierën time kam pasur edhe momente ku nuk kam luajtur. Nuk besoj që është problem, pasi stërvitem gjithmonë. Ndihem gati dhe jam mirë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse është e vështirë të përqendrohesh në fushë në këtë ndeshje dhe a mund të vendoset vendi i dytë në këtë sfidë, Strakosha u përgjigj se, “ne jemi profesionistë dhe përqendrohemi në çdo ndeshje ashtu si duhet. Do jetë një ndeshje e rëndësishme po, po jo që vendos se cili ekip renditet në vendin e dytë apo të tretë. Është një ndeshje e vështirë, ku duhet të japim maksimumin. Nuk mbaron asgjë tani”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Aksion për bllokimin e objekteve në Farkë, Koçiu: Askush s’do përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kryeinspektorja e…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Aksion për bllokimin e objekteve në Farkë, Koçiu: Askush s’do përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kryeinspektorja e…