Shqipëria dhe Ukraina bashkëpunim në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Republikës së Shqipërisë (AAPSK) dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Gjetjen, Gjurmimin dhe Menaxhimin e Pasurive që Rrjedhin nga Korrupsioni dhe Krime të Tjera (ARMA) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi


Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Republikës së Shqipërisë (AAPSK) dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Gjetjen, Gjurmimin dhe Menaxhimin e Pasurive që Rrjedhin nga Korrupsioni dhe Krime të Tjera (ARMA) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë, ku të dy vendet morën pjesë në Forumin IV Ligjor BE-Partneriteti Lindor, nga Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së, dhe Olena Duma, Drejtoreshë e ARMA-s, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një platforme të përbashkët për rritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera me ndikim ekonomik.

Dokumenti parashikon bashkëpunim në fusha si: shkëmbimi i praktikave më të mira për menaxhimin dhe ripërdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara; organizimi i seminareve, webinareve dhe forumeve të përbashkëta; krijimi i grupeve të përbashkëta pune dhe projekteve kërkimore; zhvillimi i marrëdhënieve me organizata ndërkombëtare.

Në deklaratën e saj, Xhaja theksoi se “kjo marrëveshje shënon jo vetëm një bashkëpunim teknik, por edhe një angazhim të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në dobi të publikut.”

Nga ana e saj, Duma vlerësoi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit institucional: “Partneritetet si ky janë thelbësore për të siguruar një qasje të koordinuar dhe efektive ndaj pasurive të paligjshme në nivel ndërkombëtar.”

Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë dhe do të shërbejë si bazë për shkëmbim informacioni dhe zhvillimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta për periudhën në vazhdim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.