Xhaja: Shqipëria e përkushtuar ndaj standardeve evropiane në luftën kundër pasurive të paligjshme

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në Forumin e Katërt Ligjor BE-Partneriteti Lindor, i cili u mbajt në Varshavë, Poloni.


Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në Forumin e Katërt Ligjor BE-Partneriteti Lindor, i cili u mbajt në Varshavë, Poloni.

Ky forum mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet shtetërore, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organizatat ndërkombëtare për të diskutuar rreth forcimit praktikave më të mira për rikuperimin dhe administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Gjatë fjalës së saj, Xhaja prezantoi përvojën dhe praktikat që AAPSK ka zhvilluar në administrimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Shqipëri, si një komponent thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo theksoi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Agjencisë në sigurimin e integritetit dhe transparencës së procesit të administrimit të pasurive, duke vënë në dukje progresin e bërë me hartimin e Manualit të Procedurave për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, një dokument kyç që standardizon hapat institucionalë dhe garanton një trajtim të barabartë dhe ligjor për çdo kategori pasurie të administruar nga AAPSK.

“Nëpërmjet këtij manuali, ne krijojmë një kornizë të qartë për administrimin e pasurive, që përfshin procedura të hollësishme për marrjen në administrim, ruajtjen, përdorimin e përkohshëm, apo shitjen e pasurive në përputhje me vendimet e organeve kompetente”, deklaroi Xhaja. “Ky është një hap vendimtar drejt rritjes së profesionalizimit dhe harmonizimit të praktikave tona me standardet e Bashkimit Evropian”.

Në vijim, ajo u ndal edhe te sfidat që lidhen me menaxhimin e pasurive komplekse si biznese aktive apo pasuri me vlerë të lartë dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e drejtësisë, Policinë, Tatimet dhe njësitë hetimore financiare për një proces efikas dhe të paanshëm.

Kryeadministratorja e AAPSK vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e ndarjes së përvojave midis vendeve pjesëmarrëse dhe nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, me qëllim ngritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale në këtë fushë.

Pjesëmarrja e AAPSK në këtë forum nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të qenë pjesë aktive e përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër pasurive të paligjshme dhe për të avancuar në përmbushjen e prioriteteve të integrimit evropian, përmes forcimit të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të mekanizmave të luftës kundër krimit të organizuar.

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…