Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se ushtria shqiptare së shpejti do të pasurohet dhe me 2 avionë, të cilët do jenë për përdorim civil dhe ushtarak.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se ushtria shqiptare së shpejti do të pasurohet dhe me 2 avionë, të cilët do jenë për përdorim civil dhe ushtarak.

Në një intervistë televizive, Vengu informoi se po finalizohet procesi për blerjen e 2 avionëve për përdorim të dyfishtë, civil-ushtarak, të cilët do të kenë përdorim parësor shuarjen e zjarreve.

Vengu u ndal te vendimi i fundit i qeverisë për rikthimin e rezervistëve në forcë aktive. Ministri e cilësoi të domosdoshme këtë masë në kuadër të rienergjizimit të ushtrisë shqiptare, por edhe të mirëpritur nga ushtarakët e tërhequr.

“Miratuam dje në qeveri një vendim për të kthyer rezervistët në forcë aktive. Janë një grup ushtarakësh që kanë shërbyer për shumë vite të jetës së tyre si ushtarakë, por për arsye familjare apo personale janë shkëputur nga Forcat e Armatosura, por ligji e parashikon që ata të qëndrojnë si forcë rezerviste”, tha ai.

Nisur nga investimet në kapacitetet njerëzore dhe trajtimin financiar të ushtarakëve, Vengu theksoi se vitet e fundit ka pasur kërkesa të shumta që këta rezervistë të rikthehen në Forcat e Armatosura.

“Janë profesionistë të stërvitur në FA ndër vite, në fusha të ndryshme, në armatim, logjistikë, mbrojtje kibernetike. Ne kemi absolutisht të nevojshëm të rrisim kontingjentet në trupat tona. Kemi që nga muaji janar ku filluam të punonim aktin që u miratua dje në qeveri, dhe kemi marrë 220 kërkesa për rikthimin në forcat aktive. Kjo tregon se FA është një profesion shumë tërheqës”, tha ai.

Duke folur për rekrutimet në FA, Vengu u shpreh se zakonisht çdo vit bëhen tre sesione rekrutimesh të të rinjve.

“Në 2 sesionet që kemi bërë në 2025 kemi mbi 470 rekrutë të rinj, rritje me 70% në krahasim me vitin e kaluar. Një tjetër indikator i rëndësishëm është që kemi një rënie drastike të largimit nga Forcat e Armatosura. Në krahasim me vitin e kaluar kemi normë largimi -64% ulje në numrin e të larguarve”, tha Vengu.

Ministri theksoi se viti 2025 është viti i dytë ku Shqipëria shpenzon më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, në rakordim edhe me angazhimet që ka marrë në NATO.

Ndërkohë, Vengu theksoi se nisma e qeverisë shqiptare për rivitalizimin e industrisë ushtarake në vendin tonë është pritur me interes nga kompani serioze ndërkombëtare, me vendndodhje në SHBA dhe jo vetëm.

“Në 300 ditë që nga miratimi i ligjit kanë ndodhur shumë gjëra, janë ngritur 2 institucione, kompania shtetërore KAYO dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes që licenson dhe rregullon veprimtarinë e prodhimit ushtarak. Kemi marrë 25 shprehje interesi nga konsorciume ndërkombëtare, që nga SHBA, vende europiane vende anëtare të NATO-s, Lindja e Mesme dhe Izraeli”, bëri të ditur Vengu.

Nga këto, ministri theksoi se “po veprohet me 6 negociata, për sistemin e artilerisë së rëndë, armatimit të lehtë në zonën e Rubikut, prodhimit të municioneve, prodhimin e mjeteve të blinduara dhe dje miratuam gjithashtu në qeveri edhe negociatën edhe për prodhimin e uniformave dhe pajisjeve personale”.

“Brenda shtatorit do fillojmë prodhimin për këtë komponent të parë dhe brenda vitit 2026 do kemi municionet “Made in Albania” dhe do vijojmë me mjetet e blinduara dhe në vijim me artilerinë”, shtoi ai.

Lexo më shumë nga

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…