Çelet Muzeu Etnografik Memaliaj, një tjetër hapësirë kulturore dhe destinacion për turistët

Në qytetin e Memaliajt ka hapur dyert një tjetër qendër me rëndësi kulturore dhe historike


Në qytetin e Memaliajt ka hapur dyert një tjetër qendër me rëndësi kulturore dhe historike, Muzeu Etnografik, një iniciative e Bashkisë Memaliaj që synon të ruajë, promovojë dhe të bëjë të njohur trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të zonës.

Ceremonia e përurimit të muzeut u zhvillua në prani të qytetarëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe të ftuarve të tjerë.

Kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj vuri në dukje rëndësinë që ka kjo nismë për jetën kulturore të qytetit dhe për ruajtjen e identitetit.

“Vizitorët e parë patën mundësinë të udhëtojnë në kohë përmes objekteve, veshjeve tradicionale, veglave të punës dhe kujtimeve që flasin për jetën dhe zakonet e paraardhësve tanë”, deklaroi Malaj.

Ai theksoi gjithashtu se ky muze përfaqëson një dritare të hapur drejt historisë dhe mënyrës së jetesës së brezave të kësaj treve.

Muzeu Etnografik i Memaliajt përmban një koleksion të pasur objektesh tradicionale, përfshirë veshje popullore, vegla të përdorura në punët bujqësore, elementë të jetës së përditshme dhe dekorime që pasqyrojnë trashëgiminë dhe zakonet vendase.

Kjo hapësirë synon jo vetëm të ruajë këto objekte me vlerë, por edhe të shërbejë si një mjet edukimi për brezat e rinj dhe një atraksion për turistët që dëshirojnë të njohin më nga afër trashëgiminë kulturore të Memaliajt.

Kryetari i Bashkisë ftoi qytetarët e Memaliajt, si dhe turistët vendas e të huaj, të vizitojnë muzeun, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një identiteti më të fortë kulturor dhe promovimin e vlerave autentike të qytetit.

Ky zhvillim i ri kulturor vjen pas hapjes së Muzeut të Minatorit rreth një vit më parë dhe tashmë është kthyer në një prej atraksioneve më të vizituara të qytetit. Ky muze u kushtohet minatorëve të Memaliajt dhe historisë së industrisë minerare që ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e zonës. Vizitorët aty mund të shohin nga afër objekte origjinale të përdorura gjatë dekadave të punës në minierë, dokumente arkivore, uniforma, fotografi dhe materiale të tjera që pasqyrojnë përditshmërinë dhe sfidat e punëtorëve të nëntokës.

Me këto dy institucione të rëndësishme, Muzeun Etnografik dhe atë të Minatorit – Memaliaj po afirmohet si një pikë referimi për turizmin kulturor në jug të Shqipërisë, duke ofruar jo vetëm histori dhe kujtesë kolektive, por edhe një mundësi për të reflektuar mbi rrënjët, traditat dhe zhvillimin e një komuniteti me histori të pasur.

Burimi ATSH

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…