Aplikacioni “Fib Sat”, Muzhaqi: Të rinjtë mësojnë si të menaxhojnë financat personale

Prej 5 muajsh, në shkollën “Dhaskal Todri” në Elbasan po pilotohet aplikacioni “Fib Sat”, një mënyrë inovative për t’u mësuar të rinjve si të menaxhojnë financat personale, në përputhje me kurrikulën e ekonomisë.


Prej 5 muajsh, në shkollën “Dhaskal Todri” në Elbasan po pilotohet aplikacioni “Fib Sat”, një mënyrë inovative për t’u mësuar të rinjve si të menaxhojnë financat personale, në përputhje me kurrikulën e ekonomisë.

Ministrja e Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ishte sot në ambientet e kësaj shkolle, ku bisedoi me nxënësit mbi përfitimet e këtij aplikacioni.

“Përmes këtij aplikacioni, të rinjtë kanë kursyer, investuar, mësuar nga video dhe pyetësorë interaktivë, si dhe janë shpërblyer për notat e mira. Në gjysmën e rrugëtimit patën mundësinë të tërhiqnin fitimet, por të gjithë zgjodhën të vazhdojnë, duke treguar se kjo lojë ka ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të tyre”, u shpreh Muzhaqi.

Ministrja theksoi se “ky pilotim tregoi se ky aplikacion nuk ishte thjesht një lojë, por një mjet edukues që i ndihmoi të rinjtë të mësojnë durimin, planifikimin dhe menaxhimin financiar në mënyrë të prekshme dhe reale”.

“Tani që po i afrohemi fundit të fazës së pilotimit, jemi më të bindur se kurrë: edukimi financiar funksionon më mirë kur lidhet me përvojën, vendimmarrjen dhe shpërblimin real!

Një falënderim të veçantë për ekipin e ‘Fi Bank’, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për mbështetjen e pakursyer për realizimin me sukses të këtij programi” shtoi ajo.

Burimi ATSH

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…