Sejko: Forcimi auditimit, qëndrueshmëri financiare dhe më të besueshme

Konferenca Rajonale e Auditimit u zhvillua në Tiranë, me pjesëmarrjen e audituesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit.


Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet audituesve të brendshëm, të jashtëm dhe autoriteteve, si dhe ndarja e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e auditimit, ishte fokusi i Konferencës Rajonale të Auditimit, që u zhvillua në Tiranë, me pjesëmarrjen e audituesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit.

I pranishëm në këtë Konferencë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha se, “auditimi i brendshëm ndihmon në identifikimin e hershëm të risqeve, përmirësimin e proceseve dhe mbrojtjen e integritetit institucional”.

Sejko shprehu angazhimin për të mbështetur zhvillimin profesional të audituesve dhe promovimin e një qasje të integruar në qeverisjen institucionale.

“Jemi të bindur se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet audituesve të brendshëm, të jashtëm dhe autoriteteve mbikëqyrëse, mund të ndërtojmë institucione më të forta, më transparente dhe më të besueshme. Në një kontekst më të gjerë, ku institucionet financiare përballen me sfida të reja si digjitalizimi, rritja e rreziqeve kibernetike, zhvillimet klimatike dhe presionet për qëndrueshmëri, roli i auditorëve dhe sidomos bashkëpunimi mes tyre dhe autoriteteve rregullatore mbetet kyç për ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare dhe transparencës”, deklaroi Sejko.

Burimi ATSH

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…