Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së: Mbështesim Shqipërinë në agjendën e saj të reformave

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, përfundoi sot vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian


Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, përfundoi sot vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, duke theksuar kontributin e vazhdueshëm të OSBE-së për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm zhvilloi takime dypalëshe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Ai u takua, gjithashtu, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe diskutoi për punën e tyre me pjesëtarët e stafit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

“Kjo vizitë thekson angazhimin e thellë të OSBE-së ndaj Shqipërisë dhe, më gjerësisht, ndaj Evropës Juglindore. Ne do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë në agjendën e saj të reformave përmes Prezencës sonë të OSBE-së, puna e së cilës vlerësohet shumë në vend”, tha Sinirlioğlu. Diskutimet u përqendruan në fusha kyçe të bashkëpunimit të vazhdueshëm, përfshirë zgjedhjet dhe sundimin e ligjit, si edhe në çështje më të gjera ndërkombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm përfaqësoi më pas OSBE-në në Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, më 16 maj, i pari që u mbajt në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë Samitit, i cili mblodhi krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa, Sekretari i Përgjithshëm u takua me disa liderë evropianë, përfshirë presidentin Aliyev të Azerbajxhanit dhe kryeministrin Pashinyan të Armenisë.

“Ndërsa shënojmë 50-vjetorin e parimeve themeluese të OSBE-së, Aktin Final të Helsinkit, kujtojmë vizionin që shtetet pjesëmarrëse patën dhe iu përkushtuan: të kenë një forum ku çështjet e vështira të mund të diskutohen në mënyrë diplomatike. Kjo është ajo që na nevojitet sot dhe ajo që do të na nevojitet nesër, kur arkitektura e re e sigurisë do të diskutohet në thellësi dhe do të rindërtohet ngadalë”, tha Sinirlioğlu.

Lexo më shumë nga

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të jetë anëtarësimi në BE.

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të jetë anëtarësimi në BE.