Berisha për mundësinë e dorëheqjes: Betejën kundër regjimit do ta përfundojë ai që e nisi

Në një konferencë për medietsot, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse do të dorëhiqet pas humbjes, u shpreh se betejën e nisur për votën e lirë të shqiptarëve, “betejën gjer në fitore, ai që e nisi, do ta bitisi”.


Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në rang vendi po shkon drejt fundit. Partia Socialiste kryeson me 52,09%, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 34,44%.

Në një konferencë për medietsot, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse do të dorëhiqet pas humbjes, u shpreh se betejën e nisur për votën e lirë të shqiptarëve, “betejën gjer në fitore, ai që e nisi, do ta bitisi”.

“Këtë betejë gjer në fitore, ai që e nisi do ta bitisi”, tha Berisha, duke mohuar largimin e tij nga drejtimi i partisë opozitare më të madhe në vend.

“Kundërshtimi i procesit zgjedhor do të jetë paralelisht me një proces të brendshëm të PD për të respektuar statutin që vetë e keni propozuar apo do merreni më vonë me proceset e brendshme?” – u pyet Berisha më tej nga gazetarët.

Kryedemokrati tha se “PD ka statutin dhe do t’i përmbahet atij, por ka disa parime eprore dhe një nga këto parime është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve”.

“Beteja për votën e lirë, është betejë që prevalon mbi të gjitha. Asgjë nuk mund të ndalë PD-në në këtë betejë”, tha Berisha.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit

Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish sot ftesën për dialog me studentët dhe protestuesit për të gjashtën ditë me radhë

Global 360

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit

Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish sot ftesën për dialog me studentët dhe protestuesit për të gjashtën ditë me radhë