Mbahet në Moskë aktiviteti i shkëmbimeve kulturore Kinë-Rusi për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës së Madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik

Ky aktivitet u organizua bashkarisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Kompania Kombëtare e Transmetimeve Radio Televizive të Mbarë Rusisë (VGTRK).


Me rastin e vizitës shtetërore të Kryetarit të Shtetit të Kinës Xi Jinping në Rusi, si edhe pjesëmarrjes së tij në ceremoninë përkujtimore të fitore së Luftës së Madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik, më 7 maj u zhvillua në Moskë aktiviteti i shkëmbimeve kulturore Kinë-Rusi me temë“Zjarri i Paqes, Kapitulli i ri i Epokës”, për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës së Madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik. Ky aktivitet u organizua bashkarisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Kompania Kombëtare e Transmetimeve Radio Televizive të Mbarë Rusisë (VGTRK).

Gjatë aktivitetit u lexuan mesazhet e urimit nga Kryetari Xi Jinping dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Mbi 200 të ftuar nga sferat politike, ekonomike, kulturore, mediatike dhe arsimore të Rusisë dhe Kinës morën pjesë në aktivitet.

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh në fjalimin e tij se mesazhet e urimit nga Kryetari Xi Jinping dhe Presidenti Putin kanë sjellë inkurajim dhe energji. Ky është pohimi më i lartë për CMG, VGTRK dhe punonjësit e mediave të dy vendeve, të cilët kanë nxitur miqësisë Kinë-Rusi duke thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimet. Vëmendja dhe shpresa e dy kryetarëve shtetërorë në mesazhet e tyre të urimit, me siguri do të stimulojnë mediat e të dy vendeve të ruajnë misionet, të ecin përpara së bashku, të japin kontribut të ri për nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve Kinë-Rusi, si edhe të nxisin ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Si një media ndërkombëtare me përmasa të mëdha dhe sferë të gjerë në botë, CMG me veprat e saj cilësore, do të ndërtojë një urë kulturore për lidhjen e popujve, do të nxisë thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik në epokën e re Kinë-Rusi me një bashkëpunim më të gjerë, për t’i sjellë botës zërin racional që tejkalon kufijtë e vendeve, konfrontimin dhe kërkon përfitime të përbashkëta, për të transmetuar zërin e drejtësisë kundër hegjemonizmit, pro barazisë dhe rrugës së drejtë kryesore.

Me rastin e Vitit Kulturor Kinë-Rusi, do të ndjekim frymën e mesazheve të urimit nga Kryetari Xi Jinping dhe Presidenti Putin. Nën drejtimin e liderëve të dy vendeve, bazuar në historinë dhe civilizimet përkatëse, do të hapim një kanal të ri me diversitet dhe bashkëjetesë në dallgën e unilaterizimit, për të nxitur gjallëri më të madhe në shkëmbimet kulturore Kinë-Rusi dhe për t’i dhënë gjallëri të përhershme miqësisë mes dy popujve.

Presidenti i VGTRK-së Oleg Dobrodeyev, duke iu referuar mesazhit të urimit të Presidenti Putin, u shpreh se mediat luajnë një rol të madh në mbrojtjen e fakteve të vërteta historike. E rëndësishme është që bashkëpunimi mediatik Rusi-Kinë, ka patur zhvillime pozitive dhe efekte të dukshme, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e partneritetit të gjithanshëm strategjik në epokën e re Rusi – Kinë. Për shumë vjet, VGTRK dhe CMG kanë zgjeruar vazhdimisht bashkëpunimet praktike, duke patur fryte të pasura. Ky aktivitet është jo vetëm një shembull i bashkëpunimit mediatik Rusi-Kinë, por ka ngjallur edhe kujtimet e dy popujve që luftonin së bashku kundër fashistëve para 80 viteve. Bashkëpunimi mediatik Rusi-Kinë është pasqyrimi i besimit reciprok strategjik. Në të ardhmen, të dy palët do të vazhdojnë të shtojnë bashkëpunimet në shkëmbimin e materialeve, inovacionin teknik dhe shkëmbimet njerëzore, për të konsoliduar bazën e miqësisë popullore, për të nxitur shkëmbimet mes civilizimeve dhe për të dhënë kontribut mediatik për njohjen mes popujve.

Ministrja e Kulturës e Rusisë Olga Lyubimova u shpreh që ky vit shënon Vitin Kulturor Kinë-Rusi. Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës në fushën kulturore, veçanërisht në sektorin e filmit, po arrin lartësi të reja, duke u bërë një kapitull i shkëlqyer në historinë e marrëdhënieve dypalëshe. Interesi i përbashkët i dy vendeve për trashëgiminë e pasur kulturore, do të hedhë themele të forta për zgjerimin e dialogut në fusha të ndryshme, si edhe për ngritjen e partneritetit të gjithanshëm strategjik në epokën e re drejt një niveli të ri.

Ambasadori i Kinës në Rusi Zhang Hanhui u shpreh se kujtimet e përbashkëta historike, janë një bazë e rëndësishme për marrëdhëniet Kinë-Rusi. Kina është e gatshme, që së bashku me qarqet e ndryshme të Rusisë, nën drejtimin strategjik të liderëve shtetërorë, me rastin e përkujtimeve të 80-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës së Madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik, të vazhdojë të thellojë koordinimin strategjik, të shtojë shkëmbimet kulturore, të ruajë frytet e fitores së luftës së dytë botërore, të trashëgojë miqësinë e madhe, të nxisë ndërtimin e komunitetit me një të ardhme të përbashkët dhe të japë kontribut më të madh për një të ardhme më të mirë të njerëzimit.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane