Peshëngritësja Enkileda Carja, Kampione Bote e 3-fishtë

Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton medalje ari për të rinjtë në një kompeticion të tillë.


Kryeministri Edi Rama përgëzoi sot peshëngritësen shqiptare Enkileda Carja, e cila u shpall kampione bote në Botërorin e Peshëngritjes për moshat deri 17 vjeç që po mbahet në kryeqytetin e Perusë, Lima.

Në një postim në rrjetet sociale Rama ndau momente nga gara e peshëngritëses Carja, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.

“Talenti i madh i peshëngritjes shqiptare, Enkileda Carja, shpallet Kampione Bote e 3-fishtë dhe thyen 3 rekorde europiane për teë reja. Në Kampionatin Botëror, që po zhvillohet në Lima të Perusë, Enkileda merr edhe një medalje bronxi për moshat U-20. Mirënjohje, respekt, ovacione, krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton medalje ari për të rinjtë në një kompeticion të tillë, ndërsa sportistja ka dominuar në pedanë dhe veç titullit kampione bote në shkëputje, shtytje dhe dygarësh, ka thyer edhe tre rekorde evropiane duke përmirësuar peshat e ngritura.

Peshëngritësja Carja ngriti me radhë 94, 97 dhe 98 kilogramë në shkëputje, për të merituar medaljen e parë të artë. Më pas triumfoi edhe në shtytje, teksa finalizoi me sukses provat me 110, 113 dhe 115 kilogramë. Me 213 kilogramë në total, sportistja kuqezi koleksionoi gjithashtu edhe medalje ari në dygarësh, duke e mbyllur si kampione e trefishtë e botës për U-17.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…