Trupat shqiptare stërvitje në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s

Major Ilir Shabaku, shef i Operacioneve në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës shprehet se, trupat po stërviten për dërgimin në mision në Bullgari.


“Me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm, trupat tona stërviten për çdo sfidë që i pret në misionet ndërkombëtare”, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes e cila ndau pamje nga stërvitja e trupave shqiptare në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s.

Major Ilir Shabaku, shef i Operacioneve në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës shprehet se, trupat po stërviten për dërgimin në mision në Bullgari.

“Jemi në kuadër të stërvitjes për përgatitjen e trupave për dërgimin në mision që do të kryhet në Bullgari. Atje si mision kemi vigjilencën e përforcuar, e thënë ndryshe forca e përparuar e elementit tokësor”, thotë ai.

Ushtari IV, Samanda Gjini në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës thekson se në stërvitje parashikohet edhe zënia e pritave dhe pritja e urdhrave nga komandanti i skuadrës.

Nëntoger Blendi Meti, Komandant Toge, në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës shprehet se, “po zhvillojmë stërvitje taktike që të ndërtojmë një togë, të aftë, të motivuar dhe të bashkuar, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike, taktike dhe fizike që të përmbushim çdo detyrë me profesionalizëm dhe efikasitet”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…