Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City, ndër komplekset sportive më të mëdha në rajon

Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në kantierin ku po ndërtohet një prej komplekseve sportive më të mëdha në vend dhe rajon, Akademia e Futbollit Dyrrah City.


Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në kantierin ku po ndërtohet një prej komplekseve sportive më të mëdha në vend dhe rajon, Akademia e Futbollit Dyrrah City.

Kryeministri, i shoqëruar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, si edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako u shpreh se ky kompleks po ndërtohet sipas metodologjisë së akademisë elitë Manchester City Football School, si një mundësi e artë për të rinjtë e talentuar, por edhe për futbollistët profesionistë të cilët tashmë do të mund të stërviten dhe të promovohen përmes saj, në botën e madhe të futbollit.

Kompleksi i ri do të jetë i organizuar në tetë fusha futbolli, dy basketbolli, palestra, qendër fizioterapie, rezidencë për sportistët dhe park rekreativ.

Sipas drejtuesit të këtij projekti, do të ketë një parkim të dedikuar për kompleksin, dy objekte kryesore në funksion të sporteve, shtatë fusha, katër me bar sintetik dhe tre me bar natyral dhe fusha kryesore me mini stadium ku do mbahen eventet sportive, si edhe dy fusha basketbolli.

Ndërtimi i këtij kompleksi sportiv është parashikuar që të përfundojë pas 48 muajve, por Kryeministri Rama u shpreh se kjo mund të përfundojë deri shtatorin e vitit të ardhshëm, pasi përpos fushave sportive, godina është klasike, por pa kompleksitet në detaje.

“Ne duam të futemi në Champions League, 48 muaj janë për dy vjet, por për një vit do e bëni nëse punoni intensivisht. Në momentin që bëhen fushat, godina nuk është e komplikuar, është shumë klas, por është e thjeshtë. Fushat marrin gjashtë muaj, godina gjashtë muaj dhe dy muaj arredimi, shtatorin e ardhshëm inagurohet kjo”, tha Rama.

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…