Basha në Selanik: Programi i Koalicionit Euroatlantik ndalon emigrimin masiv

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me disa nga kandidatët për deputetë, zhvilluan një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë.


Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me disa nga kandidatët për deputetë, zhvilluan një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë.

Në fjalën e tij, Basha deklaroi se, zgjedhjet e 11 majit janë një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik ofron një program konkret për lehtësimin e barrës financiare dhe ndaljen e largimit masiv të shqiptarëve. Ai theksoi se vota për numrin 4 është një votë për ndryshimin.

“Të votosh që më shumë të rinj të largohen nga vendi, më shumë të rinj ta braktisin familjen e tyre, më shumë të papunë t’i bashkohen ushtrisë së pafund të emigrantëve dhe më pak shqiptarë të jenë në gjendje të punojnë e të jetojnë me djersën e ballit në Shqipëri. O me Edi Ramën, o me Shqipërinë, o me Edi Ramën o me famlijet tuaja, o me Edi Ramën, o me fëmijët tuaj. Kjo është zgjedhja më 11 maj dhe unë e di e shoh dhe e prek kudo se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë ndarë mendjen të ndalet pas 12 vitesh nga Edi Rama, nga ndëshkimet dhe korrupsioni i tij”, u shpreh Basha.

“Asgjë e mirë nuk e pret vendin nga katër vite më shumë agoni me Edi Ramën dhe shokët e tij apo dhe me shoqet e tij”, u shpreh Basha.

“Zgjedhja nuk është të votosh Partinë Demokratike të marrë peng nga Ilir Meta dhe Elvis Roshi, zgjedhja është të votosh për fëmijët e tu, për familjen tënde, Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, programin tonë, kandidatët tanë. Sepse ne nuk vijmë në Selanik për turizëm elektoral, as për populizëm, as thjesht për t’ju marrë votën e për t’ju mos ua parë bojën deri në zgjedhjet e ardhshme. Ne vijmë sepse e ndjejmë dhimbjen tuaj, e prekim dhimbjen tuaj edhe kur nuk jemi bashkë tek familjarët tuaj në Shqipëri. Dhe kështu së bashku me këtë ndjeshmëri kemi formuluar një program i cili në radhë të parë synon t’ju çlirojë ju nga barra financiare që mbani mbi supe tuaja për fëmijët dhe familjet tuaja në Shqipëri”, tha Basha.

Marrë nga ATSH

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë