Vengu-Haddad: Franca, mbështetje anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në takim ministrin e deleguar të Francës për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad.


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në takim ministrin e deleguar të Francës për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad.

Gjatë takimit, Vengu vlerësoi mbështetjen që Franca i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Vitet e fundit, nën lidershipin e kryeministrit Rama dhe presidentit Macron, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht pas vizitave të ndërsjella historike në Tiranë më 2023 dhe Paris më 2024 dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja ndërqeveritare në vazhdën e Partneritetit Strategjik që lidh dy vendet tona, në fushat prioritare të inovacionit, infrastrukturës, arsimit, energjisë dhe së fundmi të sigurisë dhe mbrojtjes”, u shpreh Vengu.

Ministri i Mbrojtjes nënvizoi rëndësinë shumë të veçantë që mbart për vendin dhe rajonin tonë zhvillimi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj, si edhe kënaqësinë për pjesëmarrjen e Presidentit Macron në samit dhe vizitën bilaterale të tij në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës