Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan Pelushi, mesazhe urimi nga drejtues të shtetit e politikës

Hirësia e tij, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh sot me vota kanonike në mënyrë unanime si pasues i të ndjerit Kryepeshkop Anastas.


Hirësia e tij, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh sot me vota kanonike në mënyrë unanime si pasues i të ndjerit Kryepeshkop Anastas.

Zgjedhja e tij u përcoll me mesazhe urimi nga drejtues të lartë shtetërorë dhe të politikës.

Begaj: Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit

Presidenti Bajram Begaj uroi Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

“Shumë urime për Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e tij, Imzot Joanin!
Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri.

Spiropali: Pastë ndriçimin e Perëndisë e kthjelltësinë hyjnore

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali uroi Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, me rastin e zgjedhjes Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

“Sinodi i Shenjtë zgjodhi sot Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Urime Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, në udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pastë ndriçimin e Perëndisë, kthjelltësinë hyjnore, bekimin dhe urtësinë si bariu i mirë i besimtarëve ortodoksë”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Balluku: Bekime në këtë mision të ri

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku përciolli urimin në rrjetet sociale me rastin e zgjedhjes së Hirësisë Joan në drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Bekime në këtë mision të ri në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë”, u shpreh ajo.

Balla: At Joani do të lartësojë më tej vlerat e besimit dhe harmonisë fetare

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, përshëndeti zgjedhjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësisë së tij Imzot Joanit, nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se me ndihmën e Zotit, Imzot Joani do të lartësojë më tej vlerat e besimit dhe harmonisë fetare.

‘Urime At Joan Pelushit për zgjedhjen nga Sinodi i Shenjtë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me ndihmën e Zotit, ai do të udhëheqë grigjën dhe do të lartësojë më tej vlerat e besimit dhe harmonisë fetare”, u shpreh Balla.

Balla përshëndeti zgjedhjen e një Kryepeshkopi shqiptar në krye të kësaj kishe.

“Sot është një ditë e mirë për besimtarët ortodoksë në vendin tonë dhe një ngjarje e shënuar në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, deklaroi Balla.

Fëmijët improvizojnë martesën e Skënderbeut me Donika Arianitin në Ardenicë

Martesa e Skënderbeut me Donika Arianitin konsiderohet një ngjarje me peshë politike dhe simbolike, pasi forcoi aleancat mes familjeve të…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fëmijët improvizojnë martesën e Skënderbeut me Donika Arianitin në Ardenicë

Martesa e Skënderbeut me Donika Arianitin konsiderohet një ngjarje me peshë politike dhe simbolike, pasi forcoi aleancat mes familjeve të…