Rama: PS, partia më e vjetër në eksperiencë dhe më e re në energji

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.


“Partia Socialiste sot ka një eksperiencë që nuk e ka asnjë parti politike, që quhet garanci, dhe sot ne kemi një kapacitet në territor për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë të zgjedhin një parti të re. Më të renë të të gjitha të rejave që janë në territor edhe numerikisht kjo është shumë e thjeshtë”.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Alternativa çfarë duhet t’u japim ne shqiptarëve në këto zgjedhje është shumë e thjeshtë për mua. Në këto zgjedhje ne duhet t’i japim shqiptarëve partinë më të vjetër në eksperiencë dhe më të re në energji. Nuk ka parti të reja që mund të bëjnë 1/100 e asaj që bëjmë dhe mund të bëjmë si një forcë e re. Sepse nuk mjafton të kesh një autoparlant dhe vetëm të shash dhe denigrosh dhe të protestosh duke thënë me vete çfarë kurajoje e paimagjinueshme të jesh pa eksperiencë dhe të duash të udhëheqësh vendin kur kujtoj veten time para se të bëhesha kryeministër”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “duke votuar një parti tjetër sikur të bjerë zari 3 herë tek 6 mund të kapësh një deputet të ri. Duke votuar këtë parti mund të përfaqësohesh nga një forcë me shumë deputetë të rinj dhe të reja. Ndërkohë duke i dhënë vetes kapacitet të ri përfaqësues në parlament i jep vetes mundësinë të kesh një qeveri të përforcuar me eksperiencë. Janë të dyja gjërat bashkë”.

Ne, vijoi Rama, kemi bërë një proces për këtë qoftë në raport me jashtë perimetrit të partisë, qoftë Brenda perimetrit të partisë qysh se kur kanë mbaruar zgjedhjet.

“Ata që nuk kuptojnë ose s’duan ta kuptojnë dhe nuk e kuptojnë dhe nuk u vë faj si fitojmë ne dhe pastaj përdornin botën e errët, këto janë gjëra me të cilat ne jemi përballur dhe e dimë shumë mirë kush e ka bërë nuk kanë për ta marrë vesh. Ne qysh pas zgjedhjeve të shkuara kemi filluar punën për këto zgjedhje. Kemi bërë një organizim tërësor të PS kemi një bërë një regjistrim tërësor të PS dhe nga ana tjetër kemi hapur një proces me pjesën e re të shoqërisë të cilës i kemi ofruar platformën e deputetit që duam”, tha Rama.

Më tej Rama theksoi se “nga diskutimet e bëra me drejtuesit politikë unë shoh me shumë kënaqësi se një numër jo i vogël i atyre që kanë hyrë përmes asaj platforme do të jenë në skuadrën tonë të 11 majit të reja dhe të rinj me vlera dhe energji dhe me një ndryshim shumë të madh të çdokujt tjetër që në emër të së resë u thotë shqiptarëve mos i votoni këto parti të vjetra. Për të marrë vota kot që në fund të ditës mos të vësh asnjë gjë në jetë se nuk të vjen radha nëse i merr. Nëse i merr është aftësi, por është budallallëk për ata që t’i japin”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

Komisioni Evropian ka hartuar një draftraport për Sundimin e Ligjit në Shqipëri në të cilin analizohet ecuria e reformës në…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

Komisioni Evropian ka hartuar një draftraport për Sundimin e Ligjit në Shqipëri në të cilin analizohet ecuria e reformës në…