Hasani në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit: Shqipëria në anën e duhur të historisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic, në Poloni.

Në këtë aktivitet, krerë delegacionesh nga e gjitha bota bënë homazhe për viktimat e horrorit të paimagjinueshëm nazist dhe dëgjuan gjithashtu dëshmitë rrëqethëse të disa prej të mbijetuarve të Holokaustit.

Ministri Igli Hasani u shpreh rreth krenarisë për Shqipërinë, e cila tregoi një solidaritet të pashembullt në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Një krenari e veçantë për Shqipërinë, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore u shndërrua në një shembull të jashtëzakonshëm të mbrojtjes dhe solidaritetit ndaj hebrenjve, një trashëgimi që vazhdon të njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht. Në fund të luftës, Shqipëria u bë strehë për rreth 2000 hebrenj, duke u bërë i vetmi vend në Evropë me një popullsi hebreje më të madhe pas luftës sesa para saj”, u shpreh ai.

Në fund, ai nënvizoi se “kjo trashëgimi vetëmohimi, gjatë një prej periudhave më të errëta të njerëzimit, do të na frymëzojë gjithmonë për të zgjedhur anën e duhur të historisë”.

Lexo më shumë nga

Bordi i Paqes i kërkon KS të ushtrojë presion për çarmatim të Hamasit

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të…

Global 360

Bordi i Paqes i kërkon KS të ushtrojë presion për çarmatim të Hamasit

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bordi i Paqes i kërkon KS të ushtrojë presion për çarmatim të Hamasit

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të…