Vengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi sot në një takim Atashetë Ushtarakë të Republikës së Shqipërisë, të akredituar në vendet aleate dhe partnere.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi sot në një takim Atashetë Ushtarakë të Republikës së Shqipërisë, të akredituar në vendet aleate dhe partnere.

Në takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Shqipërisë në strukturat kryesore të NATO-s.

Vengu theksoi se përfaqësimi sa më dinjitoz i tyre në këto struktura, është me rëndësi të veçantë, ashtu sikurse edhe lobimi më intensiv për projektet ambicioze në kuadër të Aleancës.

“Baza Detare e Porto Romanos, Baza Ajrore e Kuçovës dhe mobiliteti përgjatë Korridorit VIII janë disa nga projektet madhore që kërkojnë angazhim të shtuar”, tha ai.

Ministri vuri në dukje se bashkëpunimi me aleatët në industrinë e mbrojtjes ka një prioritet të padiskutueshëm, ndërsa theksoi se janë bërë hapa të rëndësishëm për të përforcuar këtë sektor.

“Me një angazhim të përbashkët, do të vazhdojmë të promovojmë Forcat tona të Armatosura dhe rolin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë”, deklaroi Vengu.

Burimi ATSH

Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

Mëngjesin e 14 majit, Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me Presidentin…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

Mëngjesin e 14 majit, Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me Presidentin…