Kisha e Shën Kollit në Dhuvjan i nënshtrohet restaurimit

Kisha e Shën Kollit në fshatin Dhuvjan të bashkisë Dropull është një thesar i vogël, por me vlera të mëdha.


Kisha e Shën Kollit në fshatin Dhuvjan të bashkisë Dropull është një thesar i vogël, por me vlera të mëdha.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhaj publikoi në rrjetet sociale një video të kësaj kishe ku kanë nisur punimet për restaurimin.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij në Shqipëri (CHwB Albania), me mbështetjen financiare të fondacionit “Gerda Henkel Stiftung” dhe në bashkëpunim me DRTK Gjirokastër, IKTK dhe MEKI ka nisur punimet për restaurimin e çatisë së kishës, duke synuar ruajtjen e saj për brezat që vijnë.

Kisha e Shën Kollit në Dhuvjan është shpallur monument kulture që prej vitit 1963. Kisha e vogël njënefëshe me hajat ruan në brendësi afreske të një stili unik të periudhës postbizantine, dëshmi e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla: Shqipëria nis mbylljen e kapitujve me BE-në

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi Konferencën e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të zhvillohet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla: Shqipëria nis mbylljen e kapitujve me BE-në

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi Konferencën e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të zhvillohet…