Kuvendi merr pjesë në Sesionin e 51-të të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë në Kamerun

Delegacioni i përhershëm i Kuvendit mori pjesë në Sesionin e 51-të të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), zhvilluar në datat 7-12 korrik në Yaoundé, Kamerun.


Delegacioni i përhershëm i Kuvendit mori pjesë në Sesionin e 51-të të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), zhvilluar në datat 7-12 korrik në Yaoundé, Kamerun.

Delegacioni shqiptar u përfaqësua nga kryetarja e delegacionit, Hatixhe Konomi, dhe anëtarët Ilirian Pendavinji dhe Luçiano Boçi.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm të diplomacisë parlamentare frankofone morën pjesë mbi 300 parlamentarë, që përfaqësojnë 42 seksione nga parlamentet kombëtare, nënkombëtare dhe ndërparlamentare të hapësirës frankofone.

Punimet e sesionit u zhvilluan në Asamblenë Kombëtare dhe Senatin e Kamerunit, ku u trajtuan një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin e parlamenteve bashkëkohore, ndër të cilat lufta kundër dezinformimit, përgjegjësia etike dhe deontologjike e parlamentarëve, përdorimi i inteligjencës artificiale në veprimtarinë parlamentare, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve frankofone dhe organizatave ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e delegacionit shqiptar, Hatixhe Konomi prezantoi zhvillimet kryesore të veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë gjatë sesionit të fundit parlamentar, duke u ndalur te puna legjislative, reformat e ndërmarra, intensifikimi i diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.

“Këto forume janë një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, diskutimin e praktikave më të mira dhe forcimin e rolit të parlamenteve në mbrojtjen e demokracisë, transparencës dhe shtetit të së drejtës”, u shpreh Konomi.

Sesioni i 51-të i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë shërbeu si një mundësi për forcimin e dialogut ndërparlamentar, shkëmbimin e eksperiencave dhe promovimin e vlerave demokratike mes vendeve pjesëmarrëse.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Projektligj i ri për forcimin e kontrollit dhe identifikimin tatimor me BE-në

Një projektligj i ri për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve dhe shkëmbimin e informacionit tatimor synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Projektligj i ri për forcimin e kontrollit dhe identifikimin tatimor me BE-në

Një projektligj i ri për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve dhe shkëmbimin e informacionit tatimor synon të forcojë bashkëpunimin…