
Balla: Po dëmtohet ekonomia dhe puna e shqiptarëve përmes sulmeve online
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dënoi sot përpjekjet që po bëhen për të dëmtuar turizmin përmes sulmeve online ndaj hoteleve, bujtinave, restoranteve dhe vendeve turistike.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dënoi sot përpjekjet që po bëhen për të dëmtuar turizmin përmes sulmeve online ndaj hoteleve, bujtinave, restoranteve dhe vendeve turistike.
Në një bashkëbisedim me sipërmarrës të mobileri “Simaku” në Kavajë, Balla u shpreh se pasi nuk e arritën dot qëllimin me 40 ditë përpjekje për ta dëmtuar imazhin e Shqipërisë, po goditen buzneset.
“Kur nuk ia dolën të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë me dhunë në protesta, sot po tentojnë ta godasin turizmin përmes sulmeve online ndaj hoteleve, bujtinave, restoranteve dhe vendeve turistike. Kush dëmton turizmin, dëmton ekonominë dhe punën e shqiptarëve!
Nuk ju arrit dot qëllimit me 40 ditë përpjekje për ta dëmtuar. Tani hajde të dëmtojmë imazhin e Shqipërisë. Tash kush është imazhi i Shqipërisë? Imazhi i Shqipërisë janë përshtypjet që të huajt lënë tek bizneset”, tha Balla.
Ndërkohë Balla informoi se qeveria ka negociuar me drejtuesit më të lartë të kompanisë “Google” për t’i informuar mbi këtë sulm kriminal kibernetik kundër bizneseve.
“Ti nuk mund të thuash që meqënëse pronari i restorantit apo i hotelit X nuk na mbështeti ne në protestë, ne duhet t’i sulemi atij që t’i prishim biznesin, pra përshtypjet për biznesin.
Shqipëria është goditur nga ca shqiptarë që u ka marrë perëndia mendtë dhe që duan të dëmtojnë biznesin”, shtoi ai.



















