Vengu: Operacion për largimin e dherave në Tiranë dhe pastrim i kanaleve kulluese në Vlorë

Në Vlorë, Baza e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile dhe Batalioni i Xhenios po vijojnë operacionin për tërheqjen e ujërave dhe pastrimin e kanaleve kulluese.


Efektivët e Batalionit të Transportit dhe Batalionit të Xhenios po punojnë në kryeqytet, për largimin e dherave në Lanabregas, ndërsa një tjetër operacion është duke u zhvilluar në Linzë-Tufinë për pastrimin e rrugëve.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se, puna vijon pa ndërprerje me përdorimin e mjeteve për të normalizuar situatën në këto zona.

Ndërkohë, në Vlorë, Baza e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile dhe Batalioni i Xhenios po vijojnë operacionin për tërheqjen e ujërave dhe pastrimin e kanaleve kulluese.

Në hidrovorin e Vlorës, efektivët po punojnë me mjete dhe motopompa për të thithur dhe shkarkuar ujërat e shumta, duke shmangur rrezikun që prurjet e mëdha paraqesin për lagjet pranë hidrovorit. Puna vijon pandërprerë edhe sot.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Integrimi Evropian/ Avancimi i shpejtë i Malit të Zi pavarësisht polarizimit politik

Pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Integrimi Evropian/ Avancimi i shpejtë i Malit të Zi pavarësisht polarizimit politik

Pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër