Begaj: Verifikim në kohë i pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me drejtuesit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku kërkoi verifikimin në kohë të pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me drejtuesit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku kërkoi verifikimin në kohë të pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Presidenti vlerësoi angazhimin e këtij institucioni për çështjet e përballjes me të shkuarën, ndërsa i garantoi mbështetje Autoritetit në përmbushjen e funksioneve që i ngarkon ligji.

“Duke nderuar historinë, ne i thërrasim ndërgjegjes sonë që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Duhet të ndërtojmë një model të së drejtës në shoqëri, që nis nga rivlerësimi i të gjitha mohimeve të dhunshme që u janë bërë ish-të persekutuarve në Shqipëri.
Krijimi i kulturës së pendesës dhe ndjesës së vërtetë nga autorët e këtij persekutimi është, gjithashtu, një vonesë e pajustifikueshme. Hipokrizia edhe mungesa e konsekuencës në vendosjen e këtij modeli këto 34 vjet, duhet të marrin fund”, u shpreh Begaj.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit të të rinjve shqiptarë që nuk e kanë jetuar atë regjim.

“Brezi i ri duhet të mësojë për të kaluarën, që historia të mos përsëritet”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ndërsa kemi hyrë në vitin elektoral, Presidenti kërkoi nga Autoriteti i Dosjeve të bëjnë përpjekje për verifikimin në kohë të pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që zgjedhësit të përfaqësohen denjësisht nga figura që nuk kanë lidhje me të shkuarën.

Lidhur me takimin e zhvilluar në Presidencë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale edhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991.

“Sot patëm nderin të priteshim nga Presidenti Bajram Begaj, një mbështetës i përhershëm i nismave për transparencën historike dhe drejtësinë sociale. Në këtë takim, së bashku me këshilltarët Arta Sakja, Klement Zguri dhe Vullnet Doka, u ndalëm te disa nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet shoqëria jonë: Verifikimi i kandidatëve në kuadrin e fushatës së ardhshme zgjedhore, për të siguruar një proces të drejtë dhe të ndershëm; kërkimi dhe gjetja e të zhdukurve gjatë periudhës së komunizmit, si një akt human dhe historik; promovimi i ndërgjegjësimit mbi shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë diktaturës komuniste”, lexohet në postim.

“Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e krijimit të një kulture të bazuar te pendesa e sinqertë dhe dhembshuria e vërtetë për ata që vuajtën pa faj. Një pendesë që nuk shoqërohet me veprime konkrete mbetet vetëm fjalë – angazhimi për t’i dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre është prova më e mirë e sinqeritetit.

Ne besojmë se bashkëpunimi ynë i ngushtë me Presidencën do të sjellë rezultate pozitive për të gjithë ata që kërkojnë të rikthejnë dinjitetin dhe të vërtetën e humbur të së kaluarës. Ndryshimi fillon me përkushtim!”, përfundon postimi i publikuar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha në Budapest: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Budapest: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht…