Rijetësimi i qendrave të qyteteve, Mata: Tërhoqën afro 20 milionë vizitorë, mbështetëm mbi 1 mijë biznese

Bashkëdrejtori ekzekutiv i AADF-së, Martin Mata, deklaroi sot se Fondi Shqiptaro-Amerikan, ka investuar afro 35 milionë dollarë në 15 vitet e fundit për rijetësimin e qendrave të qyteteve në Shqipëri, përfshirë Piramidën në Tiranë dhe Tushemishtin, në Pogradec.


Bashkëdrejtori ekzekutiv i AADF-së, Martin Mata, deklaroi sot se Fondi Shqiptaro-Amerikan, ka investuar afro 35 milionë dollarë në 15 vitet e fundit për rijetësimin e qendrave të qyteteve në Shqipëri, përfshirë Piramidën në Tiranë dhe Tushemishtin, në Pogradec.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për rijetësimin e Lagjes Kala, në qytetin e Elbasanit, Mata tha se po të shikosh të gjitha qendrat ku është ndërhyrë, suksesi është te modeli i menaxhimit.

Kreu i AADF-së vuri në dukje se janë mbështetur mbi 1 mijë biznese në këto qendra ku është ndërhyrë dhe numërohen afro 20 milionë vizitorë në të gjitha qendrat e rijetësuara.

Ai theksoi se më shumë se AADF e qeveria së bashku, ka investuar sektori privat.

“Kur ka nisur ADF para 15 vitesh projektin e rivitalizimit falë një iniciative të qeverisë në atë kohë, ne nuk e dinim që më shumë rëndësi se lektë rëndësi kishte modeli i zhivllimit dhe menaxhimit. Më shumë se AADF e qeveria së bashku, ka investuar sektori privat”, tha ai.

E përbashkëta e të gjitha këtyre ndërhyrjeve, në Shkodër, Berat Krujë, Korçë, Vlorë, vijoi Mata, nuk ishte se u përmirësuan fasadat, por ishte se modeli i zhvillimit që garantonte se pasi të kishte mbaruar ndërhyrja, të bënte të mundur që komunitetet të merreshin me njëri-tjetrin, të organizoheshin dhe të krijonin një vlerë, e cila do të trashëgohej nga viti në vit e nga brezi në brez.

Mata tha se këto modele i gjen sot në SHBA, Gjermani, BM, deri në Afrikën e Jugut.

“Gjithë koncepti, filozofia është që mikromenaxhimi i përbashkët i komuniteteve dhe interesave të sjellë një energji të re, çlirim të tillë të burimeve financiare e njerëzore, që e kanë bërë sot Korçën një nga destinacionet më të kërkuara; Qendrën historike të Vlorës të konkurrojë denjësisht me të gjithë pjesën tjetër të qytetit, në të cilën është ndërhyrë; Apo Piramidën në Tiranë, qendrën më të vizituar”, tha Mataj.

Sipas tij, është bërë në këto qendra një kombinim ideal i historisë.

Mata theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor.

“Kemi parë raste ku falë kryetarëve të bashkive ka ecur projekti, siç ka pasur raste që nuk ka ecur projekti për shkak të mosbashkëpunimit. T’i qëndrojmë afër njëri-tjetrit me plane pune agresive për të marrë edhe vëmendjen e donatorëve”, u shpreh Mata.

Burimi ATSH

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…