Shqipëria mikpret këtë vit Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Shqipëria do të jetë, më 16 maj 2025, mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane.


Shqipëria do të jetë, më 16 maj 2025, mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

Ky samit pritet të theksojë rëndësinë e Shqipërisë si një partner strategjik për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian.

Ngjarja konsiderohet një sukses i madh për diplomacinë shqiptare, duke treguar aftësinë e saj për të organizuar aktivitete ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe për të promovuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në axhendën e BE-së.

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar privilegj faktin se takimi i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në Tiranë.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, pas takimit të Komunitetit Politik Europian në Budapest, në 7 nëntor, kryeministri Rama u shpreh se, “do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm në Tiranë po kaq të suksesshëm sa ky”.

Rama falënderoi presidentin e Francës Emmanuel Macron, pasi ishte ideja e tij për të nxitur organizimin e një formati të tillë, që është një vizion i vjetër francez që daton midis shekujve 17-18.

Takimi mund të jetë një mundësi për Shqipërinë që të tregojë angazhimin e saj për avancimin në procesin e integrimit dhe të forcimit të institucioneve demokratike.

Po ashtu, është një mundësi për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe për të thelluar bashkëpunimin me vendet e tjera të Komunitetit Politik Europian.

Komuniteti Politik Evropian është një platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidentit francez Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

Burimi ATSH

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.