Verdho: Në 2026 do të kemi trenin e parë elektrik Tiranë-Rinas

Kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, tha se, “nisur nga ecuria e mirë e punimeve gjatë këtij viti, ku kanë përfunduar 80% e punimeve në gjurmën e re të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas, pritshmëritë janë që në vitin 2026 të kemi në operim linjën e parë moderne hekurudhore në vendin tonë”.


Verdho bëri të ditur sot se “në vitin 2026 do të kemi trenin e parë elektrik në vend”.

Kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, tha se, “nisur nga ecuria e mirë e punimeve gjatë këtij viti, ku kanë përfunduar 80% e punimeve në gjurmën e re të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas, pritshmëritë janë që në vitin 2026 të kemi në operim linjën e parë moderne hekurudhore në vendin tonë”.

Në një intervistë për mediet, Verdho bëri të ditur se, “në 2026 do të kemi trenin e parë elektrik në vend”.

Kreu hekurudhave tha se, “në janar ne nisim punën për ndërtimin e stacioneve hekurudhore dhe elektrifikimin e tyre, punime këto që do të mbarojnë brenda vitit”.

Gjithashtu informoi ai, këtë javë u hap dhe gara për rehabilitimi e linjës hekurudhorë Vorë-Hani i Hotit, pjesë e financimeve të BE-së.

“Ky është projekti më i madh infrastrukturor, 370 milionë euro kosto me një gjatësi 120 km. Ne presim që vitin që vjen të nisë puna konkrete për ndërtimin e tij”, deklaroi Verdho.

Kreu i hekurudhave shpjegoi edhe pse projekti Tiranë-Durrës-Rinas, është shoqëruar me vonesa.

“Në Forumin e Ballkanit Perëndimor, për financimin e shumë projekteve infrastrukturore, në 2015 mori nismën për linjat hekurudhore paneurpiane, ku lidhja e Shqipërisë me Korridorin VIII, që fillon nga Durrësi, Rrogozhina, Përenjasi, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut deri në Detin e Zi, u bë shumë e kërkuar nga Europa. Gjithashtu dhe linja Vorë – Hani i Hotit që do të lidhi pjesën kufitare me Malin e Zi, janë projekte të rëndësishme dhe Ballkani është fokusuar te këto projekte dhe këto nisma kanë dhe burokracitë e tyre”, tha Verdho.

“Nismat që janë me financim të huaj, si në rastin konkret, kanë burokracitë e tyre. Fakti që Tiranë-Durrës-Rinas është i vonuar, nga njëra anë na mësoi shumë gjera. Vonesat që kemi hasur në këtë projekt nuk do t’i kemi te projekti më i madh infrastrukturor Vorë-Hani i Hotit. Linja Tiranë-Durrës-Rinas u nis që në 2015 dhe u konceptua që treni do operonte me naftë. Në 2019 u mor vendimi që projekti të rishikohet, pasi e gjithë linja do të elektrifikohej. Projekti u bë nga e para. Komponenti tjetër ishte ai i godinave të stacioneve. Ky komponent lidhej ngushtë me kontratën e parë, çka kërkoi një rishikim për të bërë lidhjen me sallat operative të stacioneve. Më pas efektet e pandemisë paralizuan gjithçka dhe frenuan financimet. Pas pandemisë kriza e çmimeve pati ndikimin e saj në rritjen e çmimeve për të gjitha produktet. Janë këto arsyet pse sot flasim ende për ndërtimin e linjës”, tha Verdho.

Ai theksoi se, transporti me tren është një nga transportet më me leverdi sa i përket kostove, sigurisë si dhe në mbrojtje të mjedisit.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë