Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në punimet e Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, në Bruksel.


Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në punimet e Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, në Bruksel.

Në nisje të samitit, Rama u prit nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

Ndërkohë, liderët pjesëmarrës në këtë samit realizuan edhe Foton Familjare, pak para diskutimeve në tryezën e rrumbullakët të Samitit.

Temë kryesore e samitit BE-Ballkani Perëndimor pritet të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë samitit në veçanti pritet të trajtohen edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Axhenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike dhe migracioni.

Sipas diplomatëve në BE, ky samit do të jetë rast për të diskutuar bashkëpunimin konkret në shumë fusha, prej asaj politike, të mbrojtjes dhe sigurisë, deri tek energjia. E gjithë kjo do t’u ndihmojë vendeve të rajonit që më shpejtë të bëhen gati për integrim në BE, duke forcuar në të njëjtën kohë edhe ekonomitë e tyre dhe duke rritur stabilitetin rajonal përmes zgjidhjes së mospajtimeve të tyre.

Lexo më shumë nga

Kina dhe Pakistani shkëmbejnë mendime mbi çështjen e Iranit

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të enjten me zv/Kryeministrin pakistanez dhe Ministrin e Jashtëm, Mohammad Ishaq Dar…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina dhe Pakistani shkëmbejnë mendime mbi çështjen e Iranit

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të enjten me zv/Kryeministrin pakistanez dhe Ministrin e Jashtëm, Mohammad Ishaq Dar…