Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave

Në mbledhjen e 17 Dhjetorit Këshilli i Bashkimit Evropian do të vlerësojë progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri.


Në mbledhjen e 17 Dhjetorit Këshilli i Bashkimit Evropian do të vlerësojë progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri.

Këtë do ta konfirmojnë ministrat përgjegjës për Çështjet Evropiane përmes konkluzioneve që do të miratojnë për vendin tonë.

Nëpërmjet konkluzioneve të tij, Këshilli i BE-së do të vlerësojë vendin tonë për përmbushjen e kritereve të gjyqësorit nga kapitujt 23 dhe 24 për sundimin e ligjit.

Shqipërisë i kërkohet që të përmirësojë historikun e tij në hetimet, duke vijuar me ndjekjet penale për zyrtarët e nivelit të lartë politik, dënimet përfundimtare dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale, përfshirë ato të nivelit të lartë.

Vendi ynë është në proces të hapjes një ditë më vonë me 18 Dhjetor në Konferencën e tretë Ndërqeveritare të kapitujve të tjerë të negociatave. Bëhet fjalë për grup kapitullin për politikën e jashtme. Ky pritet të jetë grup kapitulli që do të mbyllet me shpejt në negociata pasi Shqipëria e ka njësuar plotësisht politikën e jashtme me atë të BE-së sidomos në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Qeveria shqiptare ka ambicien që procesi i negociatave të përfundojë deri në fund të vitit 2027, në mënyrë që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të bëhet anëtar me të drejta të plota i BE-së.

Në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, më 17 Dhjetor, ministrat përgjegjës për çështjet evropiane do të miratojnë një paketë konkluzionesh edhe për vendet që janë në proces të zgjerimit. Këto konkluzione më pas do të konfirmohen nga Këshilli Evropian, pra liderët e shteteve dhe qeverive të BE-së, në samitin që do të mbahet më 19 Dhjetor.

Përmes këtyre konkluzioneve, Këshilli i BE-së do të mirëpresë përparimin e mirë dhe do të inkurajojë vendin tonë që të vazhdojë me përpjekjet për reforma, veçanërisht në fushat kyçe si liria e shprehjes dhe media, duke përfshirë mbrojtjen e gazetarëve dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe publikut, reformat e administratës publike.

/Klan News/

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…