Rama: Duhet kontroll kur i jep fëmijës celular

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier për të vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë, theksoi se, kush i jep fëmijës një celular i jep një rrugaç.

“Prindi në momentin që i jep fëmijës atë telefonin dhe nuk e kontrollon, se është edhe pjesa e kontrollit, çfarë shikon, unë mendoj që prindërit, kur fëmijës i blejnë një telefon dhe i japin një telefon, i kanë dhënë një rrugaç për shok”, tha Rama.

“Kështu e shoh unë. Mund ta kem të ekzagjeruar, po këto rrjetet sociale, edhe pse për shkak të detyrës, i përdor, siç i përdorin gjithë të tjerët se është diçka që nuk e shmang dot. Po kështu e shoh unë telefonin në dorën e fëmijëve dhe të adoleshentëve. Sidomos të adoleshentëve, si një rrugaç që ia ke dhënë për shok. Kur i jep telefonin është njësoj sikur i thua, shiko se do bëj pak punët e shtëpisë, dil pak tani edhe me atë kryerrugaçin e lagjes bëni një xhiro. Është e njëjta gjë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, theksoi se, në Kinë algoritmi i TikTok-ut është ndryshe me vendet e tjera perëndimore.

“TikToku është në Kinë, është dhe në botën perëndimore. Në Kinë TikTok-u nuk është ky që ka bota perëndimore. Pse? Sepse kodet që ka secili i ka dhe secili atje, mirëpo platforma nuk e ushqen atë kodin me këto lloj gjërash që ushqehen fëmijët dhe adoleshentët në perëndim. Platforma në Kinë i çon fëmijëve, si mëson një fëmijë, si zgjidh probleme aritmetike, sa i zoti është me gjeografi sa bukur këndon, sa bukur kërcen, si fëmijët bashkë mbjellin pemë. Është një platformë edukimi komplet. Është një platformë që patjetër që përdoret për propagandën e shtetit, edhe për atë”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Sundance Festival, Rama: Rreth 15 mijë pjesëmarrës e kthyen bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet e verës

Për katër ditë me radhë, nga 9 deri më 12 korrik, në Zvërnec të Vlorës u zhvillua Sundance Festival, një…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sundance Festival, Rama: Rreth 15 mijë pjesëmarrës e kthyen bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet e verës

Për katër ditë me radhë, nga 9 deri më 12 korrik, në Zvërnec të Vlorës u zhvillua Sundance Festival, një…