Koçiu: Mbështetje nga IAEA për aplikimin e inteligjencës artificiale në mjekësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në panelin e organizuar nga programi “Rays of Hope” i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit për përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu informoi mbi përfitimet e vendit tonë nga programi “Rays of Hope” të IAEA-s.

Koçiu theksoi se në kuadër të këtij programi “Shqipëria ka përfituar e do të vijojë të përfitojë pajisje me teknologji të avancuar, trajnime për personelin shëndetësor dhe mbështetje për aplikimin e inovacioneve dhe inteligjencës artificiale në mjekësi”.

“Bashkë vijojmë punën për të ndërtuar një të ardhme më të shëndetshme për qytetarët tanë”, u shpreh Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu po merr pjesë në Ministerialin “Shkenca, teknologjia, aplikacionet bërthamore dhe Programi i Bashkëpunimit Teknik”, organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) me fokus disa nga sfidat më urgjente globale si, ndryshimet klimatike, siguria ushqimore dhe shëndetësia.

Ambasadori Kuka merr pjesë në aktivitetin diplomatik tradicional “Diplomatic Grape Harvest”

Në kuadër të aktivitetit, Ambasadori zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Hungarisë, z. Szabolcs Bóna, të…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia