Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, OSBE forcon bashkëpunimin me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit

Takimet synonin trajtimin e sfidave të lidhura me hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe u drejtuan nga një Task Forcë e specializuar, e ngritur nën një projekt të OSBE-së.


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka forcuar përpjekjet në luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke organizuar një varg prej gjashtë takimesh në nivel lokal me prokurorë dhe oficerë të policisë gjatë muajve shtator e tetor të këtij viti.

Takimet synonin trajtimin e sfidave të lidhura me hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe u drejtuan nga një Task Forcë e specializuar, e ngritur nën një projekt të OSBE-së.

Kjo Task Forcë përfshin përfaqësues nga Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Gjatë takimeve, Task Forca parashtroi rekomandime kyçe për të përmirësuar hetimet e trafikimit të qenieve njerëzore, duke u fokusuar në një qasje ndërinstitucionale e me në qendër viktimat.

Morën pjesë në këto veprimtari 29 oficerë policie dhe 20 prokurorë, shumë prej të cilëve me role të larta si drejtues rajonalë prokurorie dhe drejtorë policie.

Ata zhvilluan diskutime gjithëpërfshirëse, duke ndarë njohuri rreth rasteve komplekse dhe duke identifikuar fushat ku nevojiten përmirësime strukturore në luftë kundër trafikimit.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e krijimit të njësive të dedikuara kundër trafikimit dhe nxitjes së një bashkëpunimi më të fortë ndërmjet agjencive të ndryshme për një hetim më efikas të rasteve, fuqizuar mbledhjen e provave dhe për rezultate më të larta në ndjekjen e tyre penale.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Vendimit Unifikues të vitit 2022 të Gjykatës së Lartë e Shqipërisë për Trafikimin e Njerëzve dhe Udhëzimit të nxjerrë nga Prokuroria e Përgjithshme, i cili përfshin një mekanizëm monitorues për ndjekjet penale të rasteve të trafikimit, sipas rekomandimeve të OSBE-së.

Kjo nismë theksoi nevojën për një njohje më të thelluar të natyrës komplekse të trafikimit të qenieve njerëzore për një mbrojtje më të fuqishme të viktimave dhe për rritjen e kapaciteteve të agjencive ligj zbatuese për parandalimin dhe ndjekjen penale efikase të krimeve të lidhura me këtë fenomen.

Këto takime janë pjesë e fazës së dytë të projektit të Prezencës së OSBE-së të titulluar, “Fuqizimi i kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore”.

Ky projekt, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia dhe Irlanda, ndjek një fazë të parë të suksesshme që prodhoi një Raport të Detajuar mbi hetimet dhe ndjekjet penale të trafikimit të qenieve njerëzore. Gjetjet nga ky studim janë miratuar nga institucionet brenda Task Forcës dhe në takimet rajonale.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Duar të huaja nxisin protestën përmes dezinformimit, s’ka serbë në polici dhe nuk kanë ardhur izraelitë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta frymëzohet nga duar të huaja.

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Duar të huaja nxisin protestën përmes dezinformimit, s’ka serbë në polici dhe nuk kanë ardhur izraelitë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta frymëzohet nga duar të huaja.