Rama: Opozita ka zgjedhur të vetëpërjashtohet!

Kryeministri: Dialogu me opozitën do vullnetin e të dyja palëve


Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët sot me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato mbi Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë, të publikuar nga Komisioni Europian, deklaroi se dialogu me opozitën do vullnetin e të dyja palëve.

Sipas kryeministrit, opozita po vetëpërjashtohet. Sipas tij, “zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime, nuk ndalohet dot”.

“Unë jam dakord për dialogun, problemi është që kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot është e thjeshtë, kush është i gatshëm të flasë, kush nuk është për dialog, nuk është i gatshëm të flasë. Është vetë përjashtim absolut pa asnjë bazë faktike lidhur me qasjen dhe qëndrimet tona. Është zgjedhja e tyre legjitime, jemi një vend i lirë. Zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime nuk ndalohet dot”, tha Kryeministri.

Rama theksoi se qeveria ka disponimin të ulet me opozitën.

“Kur ishim ne në opozitë, qeveria nuk pranonte të fliste me ne dhe kemi dërguar letra e s’kemi marrë përgjigje. Kemi bërë propozime për të bashkëpunim, s’kemi marrë përgjigje. Sot, deri ditën kur unë do jem detyrë, asnjëherë nuk do jetë problem qeveria për t’u ulur në tryezë për të diskutuar, por jo përmes krahëve, e muskujve”, deklaroi ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.