Veliaj: Do të ndërtojmë 8 shkolla të reja në Tiranë, ushqim falas për të gjithë nxënësit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha sot lajmin e mirë se do të nisë ndërtimi i shkollave të reja në periferi të kryeqytetit.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha sot lajmin e mirë se do të nisë ndërtimi i shkollave të reja në periferi të kryeqytetit.

Në një intervistë televizive, Veliaj u shpreh se janë gjithsej 8 shkolla që pritet të ndërtohen konkretisht, katër në zonën e Astirit, dy në lagjen Urbane të Unazës së Madhe, një në Yzberisht dhe një tjetër në Kashar.

“Janë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me disa shkolla të reja që ne po hapim. Tek zona e Freskut kemi bërë disa shkolla të reja, pra kemi kompletuar aty, ndërkohë që dy zonat që na kanë mbetur kanë qenë këto dy zona, pra, zona e Unazës së Madhe dhe tek Unaza e Re, aty kemi një paketë prej katër shkollash. Dy i kemi brenda në lagjen urbane, një tjetër e kemi në Yzberisht, një tjetër në Kashar. Kemi kaluar buxhetin për këto shkolla dhe fillojmë menjëherë. Do të ketë 4 shkolla në Astir dhe unë besoj që është një super lajm. Nëse këtë paketë ne kemi kaluar këto 4 shkolla, vitin tjetër kalojmë 4 shkollat kryesisht të njësisë 2. Pra, gjithë ajo zona që quhet periferia mes Saukut dhe Farkës. Tek ish-Akademia e Policisë dhe tek ish-spitali që quhej Spitali i Arabit, një strukturë e vjetër aty. Në këtë sens kompletojmë gjithë këtë panoramë prej 40 e ca shkolla që kemi bërë. Hapëm me BE, shkollat e Kombinatit të cilat u dëmtuan më shumë sepse ishin ndërtuar kryesisht parafabrikate. Nëse ka një gjë që unë jam krenar është kjo paketa e shkollave. Tirana nga censusi i fundit doli i vetmi qytet që po rritet. Nëse në shumë bashki të tjera duhet të marrim vendime të vështira të mbylljes të një shkolle periferike me 8 fëmijë që është më mirë të vijnë tek shkolla qendrore se sa të rrinë aty, ne kemi një problem të kundërt”, u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se bashkia do të ofrojë ushqim falas në të gjitha shkollat shtetërore të saj, në mënyrë që të gjithë fëmijët të kenë një start të barabartë. Ai theksoi se revolucionin që bashkia ka bërë në kopshte dhe çerdhe, ka ardhur koha që ta bëjë edhe në shkolla. Kryebashkiaku ceku edhe planin për hapjen e një qendre sociale për fëmijët e spektrit autik në kryeqytet.

“Unë besoj që ashtu siç bëmë tek Piramida, ku 2000 fëmijë çdo muaj marrin kurse për teknologjinë e informacionit, unë besoj që detyra e një bashkie është t’u japë të gjithëve startin e barabartë. Fillimi mund të jetë i ndryshëm për disa. Sot një student me kartën e studentit udhëton falas dhe me kartën e studentit 50% të kostos së konvikteve e paguan bashkia e Tiranës. Unë besoj që kjo është një mënyrë demokratike, që një fëmijë të mos ndihet i diferencuar. Do të funksionojë ndoshta me një sistem kateringu. Patjetër, ushqimi do jetë pa pagesë, si kopshtet e çerdhet që ne kemi. Ne sot kemi bërë një revolucion tek kopshtet e çerdhet. Ne gjetëm kopshte e çerdhe ku fëmijët hanin patatina dhe pije të gazuara me ngjyra. Revolucioni që me shumë mund e bëmë në çerdhe e kopshte ka ardhur koha ta bëjmë edhe në shkolla. Duam të hapim edhe një qendër tjetër sociale për fëmijët e spektrit autik. Ka një problematikë të jashtëzakonshme dhe nuk është vetëm fëmija që ka nevojë për ndihmë”, u shpreh Veliaj.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…