Rizzo: Zbatimi i strategjisë së re të Drejtësisë do të kërkojë bashkëpunim

Zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi dhe funksionimi i duhur i sektorit të drejtësisë përmes bashkëpunimit dhe monitorimit të zgjeruar ndërinstitucional mbetet prioritet i BE-së


Zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi dhe funksionimi i duhur i sektorit të drejtësisë përmes bashkëpunimit dhe monitorimit të zgjeruar ndërinstitucional mbetet prioritet i BE-së.

Shefi i Sektorit Politik të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Andre Rizzo mori pjesë sot në prezantimin e draftstrategjisë së re të Drejtësisë 2024-2030, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të drejtësisë.

Strategjia synon të përputhet me prioritetet e integrimit të vendit në BE dhe ofron një vizion se ku dëshiron të jetë drejtësia shqiptare në shtatë vitet e ardhshme duke trajtuar çështje të rëndësishme si efikasiteti, cilësia, qasja në drejtësi dhe transparenca.

Rizzo theksoi se, “zbatimi i strategjisë do të kërkojë bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë ndërmjet institucioneve të ndryshme të përfshira, në respekt të plotë të pavarësisë së gjyqësorit”.

“Ky është gjithashtu një parim i vlefshëm për zbatimin e reformës në drejtësi në përgjithësi, i cili lehtëson koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv”, tha Rizzo.

(ATSH)

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…