
Koçiu me homologun italian: Rritje e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetësisë të Italisë, Orazio Schillaci.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetësisë të Italisë, Orazio Schillaci.
Gjatë takimit Koçiu dhe Schillaci konfirmuan angazhimin për të intensifikuar dhe rritur bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Në fokus të diskutimeve tona ishin politikat dhe menaxhimi i shëndetit publik, mbulimi shëndetësor universal dhe menaxhimi i strukturave spitalore”, tha Koçiu.
Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen ndaj Italisë për mbështetjen e pakursyer dhe kontributin në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian.
(ATSH)