Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, simbol i vëllazërisë e solidaritetit mes dy vendeve

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë ceremonisë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, tha se kjo xhami është simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes Turqisë dhe Shqipërisë.


Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë ceremonisë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, tha se kjo xhami është simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Presidenti Erdogan falënderoi Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e treguar gjatë gjithë procesit të ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë dhe shtoi se ky vend do të jetë në dobi edhe për veprimtari sociale të besimtarëve myslimanë në Shqipëri dhe Ballkan.

“Personalisht jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë, prandaj i lutëm Allahut që Xhamia e Namazgjasë, që është më e madhja në Ballkan, themelet e të cilave i hodhëm në 2015, të sjellë dobi për të gjithë myslimanët në Shqipëri dhe në Ballkan”, u shpreh Erdogan.

“Dua të shpreh konsideratën, mirënjohjen time, falënderimet e mija më të thella, veçanërisht për mikun tim, për kryeministrin Edi Rama, për mbështetjen përgjatë gjithë procesit të ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë, e ndërtuar me kontributet, investimet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë. Dua të falënderoj po ashtu gjithë shqiptarët të cilët kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore”, vijoi presidenti turk.

Sipas tij, xhamia e Namazgjasë do të zërë vendin e saj në kujtimet e dy vendeve të cilat i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar dhe 6 shekuj.

“Xhaminë e kemi projektuar si një strukturë e cila në brendësi të saj mbart dhe transmeton vlerat që nga tradita dhe deri tek ardhmja. Xhamia na integron me vlerat e lashtësisë dhe historisë sonë, po ashtu ajo reflekton edhe teknologjinë më të re që është përdorur gjatë ndërtimit”, tha ai.

E gjitha kjo, shtoi Erdogan, serviret shumë bukur përmes arkitekturës klasike osmane, e cila dominon në Ballkan.

Presidenti i Turqisë shtoi se kjo xhami, e cila është ndërtuar në mbi 10 000 metra katrorë, do t’u shërbejë 10 000 besimtarëve myslimanë, që janë ato që falin namazin. “Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, si një objekt adhurimi, por është menduar akoma më e gjerë, multifunksionale për të cilën do t’u shërbejë besimtarëve në çdo aspekt, duke menduar si një kompleks social. Brenda saj ka salla konferencash, bibliotekën, dhoma studimi, ashensor për personat me aftësi të kufizuar”, nënvizoi Erdogan.

Kreu i shtetit turk theksoi se “synojmë që të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë me moton e muzeut të bashkëjetesës së kulturave ballkanike që ndodhet brenda kompleksit të Namazgjasë”.

Lexo më shumë nga

Sundance Festival, Rama: Rreth 15 mijë pjesëmarrës e kthyen bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet e verës

Për katër ditë me radhë, nga 9 deri më 12 korrik, në Zvërnec të Vlorës u zhvillua Sundance Festival, një…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sundance Festival, Rama: Rreth 15 mijë pjesëmarrës e kthyen bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet e verës

Për katër ditë me radhë, nga 9 deri më 12 korrik, në Zvërnec të Vlorës u zhvillua Sundance Festival, një…