Manjani: Në shtator nis projekti pilot i sistemit dual në 10 shkolla profesionale

Qeveria po ndërmerr një reformë të thellë në arsimin profesional.


Qeveria po ndërmerr një reformë të thellë në arsimin profesional.

Në një takim me sipërmarrjet, partnerët ndërkombëtarë, drejtuesit e shkollave profesionale dhe ekspertët e reformës së re të arsimit profesional, për “Arsimin Profesional Dual” dhe “Fondin Kombëtar të Aftësimit”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur sot se në shtator të këtij viti do të nisë pilotimi i sistemit dual në arsimin professional.

“Sistemi dual parashikon që një pjesë të madhe të formimit të tij ta mbështesë te praktika. Nxënësi do të bëjë praktikën 3 ditë në ambientet e punës , në një biznes dhe dhe 2ditë në shkollë“, tha ajo.

5 profilet që do pilotohen në klasën e 12 nga shtatori i këtij viti janë kuzhina, multimedia, recepsioni, shërbimi elektroauto dhe instalimet në tensionin e ulët.

Ajo informoi se po testohet edhe një sistem pas të mesëm për menaxhimin e strukturave hoteliere.

“Sistemi dual do të pilotohet në 8 bashki dhe në 10 shkolla, ndërsa angazhohen 100 biznese”, deklaroi Manjani.

Zv/ministrja shpjegoi se janë disa aktorë që po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të çuar para këtë process, ndërsa theksoi se biznesi është partneri kryesor në këtë sipërmarrje.

Manjani bëri të ditur se sistemi dual synohet që në 2025-ën të shtrihet në më shumë shkolla e bashki.

“Në shtator 2025, pas fazës së pilotimit, duam të shtrijmë sistemin dual duke përfshirë shkolla të reja dhe bashki të reja, ashtu si dhe profile të reja”, tha ajo.

Zëvendësministrja informoi se arsimi professional ka marrë një vëmendje të theksuar në vitet e fundit, teksa janë shtuar fondet për rikonstruksionin e konvikteve në të gjithë vendin që të sigurohemi që përfshihen nxënësit nga zonat rurale që nuk kanë një shkollë arsimi profesional pranë banesës së tyre.

Ajo shpjegoi se si do të funksionojë procesi.

“Qeveria do të sigurojë një kujdestar që do të ndjekë ecurinë e nxënësit, ashtu sikundër nga biznesi do të ketë një mentor. Do të duhet të caktohet një vend pune. Nuk do të ketë status nxënësi por nxënësi punonjës, që do të ketë të drejta të barabarta me çdo punonjës në kompani. Do të jetë në kompani 3 ditë në javë, 6 orë në ditë dhe do të ketë pagesë të referencuar me pagën minimale”, deklaroi ajo.

Manjani foli edhe rreth “Fondit Kombëtar të Aftësimit”, i cili do të jetë nga të ardhurat e biznesit për trajnimin e punonjsëve të vet kompanive apo edhe për palë të treat.

“Një përqindje e vogël e të ardhurave rreth 1 % do të shkojë për vet nevojat e biznesit të trajnim të punonjësve të vet kompanisë, punonjsëve të rinj apo për palë të treat”, tha ajo.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…