SHBA, Balla pritet nga ndihmëssekretarja e Shtetit, Michele J. Sison

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Michele J. Sison, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Michele J. Sison, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare.

Zyrtarja e larta amerikane e përgëzoi ministrin Balla për qasjen proaktive të Shqipërisë në adresimin e trafikimit të qënieve njerëzore, i cili reflektohet edhe në raportin e sapopublikuar. Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria dhe SHBA janë model i bashkëpunimit të sukseshëm dhe efikas.

Ministri i Brendshëm shprehu mirënjohjen për mbështetjen bujare dhe vendimtare të Shteteve të Bashkuara për vendin tonë, sidomos në fushën e bashkëpunimit dhe asistencën e agjencive ligjzbatuese shqiptare, ofruar nga agjencitë ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara, si ICITAP, OPDAT, DEA.

“Ne jemi gjithashtu krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik dhe presim të thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet nesh në fushën e sigurisë”, nënvizoi Balla.

Më tej ai tha se integrimi në BE është një prioritet strategjik i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve, e këtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA në rrugën e transformimit radikal të Shqipërisë, veçanërisht në reformimin historik të sistemit të drejtësisë.

“Kjo mbështetje është dhënë përmes trajnimeve për të rritur kapacitetet e institucioneve dhe ekspertizën më të mirë në përmirësimin e hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve, si dhe paralelisht përmes mbështetjes për ofrimin e shërbimeve të drejtpërdrejta për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit”, deklaroi Balla.

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…