TIA: Pasagjerët të mbërrijnë në aeroport 3 orë para nisjes

Fluksi i lartë i pasagjerëve që po lëvizin përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit ka bërë që të rëndohet trafiku, duke krijuar vonesa të pasagjerëve për të arritur në kohë në aeroport


Fluksi i lartë i pasagjerëve që po lëvizin përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit ka bërë që të rëndohet trafiku, duke krijuar vonesa të pasagjerëve për të arritur në kohë në aeroport.

Tirana Airport Partners u ka bërë thirrje pasagjerëve që udhëtojnë nga Rinasi të jenë të paktën 3 orë para kohës së nisjes së avionit të tyre.

“Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t’ju ofrojmë një përvojë pa stres”, apelon TIA.

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon të pasagjerëve, falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë.

Autoritetet në vend kanë bërë të ditur se mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen në ditë në Aeroportin e Rinasit.

Lexo më shumë nga

“Wales Online”: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

Për turistët që kërkojnë një destinacion të bukur dhe me kosto të përballueshme për pushimet verore, Shqipëria renditet këtë vit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Wales Online”: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

Për turistët që kërkojnë një destinacion të bukur dhe me kosto të përballueshme për pushimet verore, Shqipëria renditet këtë vit…