Shalsi: Investimet e huaja, 86 milionë euro në pasuritë e paluajtshme

Kështu u shpreh kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, në Konferencën Ndërkombëtare të sektorit të Pasurive të Paluajtshme, që u zhvillua në Tiranë


“Investimet në infrastrukturë kanë ndihmuar zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme. Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e të huajve si asnjeherë më parë. Jo vetëm Tirana, qytetet bregdetare por dhe veriu i vendit, kanë thithur këto investime, të cilat arrijnë në 86 milionë euro, për periudhën janar – prill 2023”.

Kështu u shpreh kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, në Konferencën Ndërkombëtare të sektorit të Pasurive të Paluajtshme, që u zhvillua në Tiranë, ku theksoi se, “sektori ka një ecuri të dukshme dhe është një treg me një zhvillim të hovshëm.

Duke u ndalur në rëndësinë e këtij sektori ish- ministri i Sipërmarrjes Shalsi, theksoi se “Real State në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, sa i përket të ardhurave të shtetit, dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve”.

Në konferencë u shpalos një vizion i ri për investimet e investitorëve dhe pronarëve të pasurive të paluajtshme.

Rinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA) u shpreh besimplotë për zhvillimin që ka marrë sektori.

Pipiria foli me shifra konkrete sa i përket ndikimit që ka pasur sektori Pasurive të paluajstshme në ekonomi.

Ai tha se 1/3 e investimeve totale vjen nga ky sektor.

“1/3 e investimeve në vend vjen pikërisht nga sektori i pasurive të paluajtshme. Ky panair vjen në nje moment kyç në Shqipëri. Dy vite pas rregullimit ligjor për këtë industri është koha të hedhim dritë mbi këtë treg. Sot Real Estate luan një rol të rëndesishëm për turizmin dhe investimet”, u shpreh Pipiria.

Ai vuri në dukje se, tashmë Shqipëria ka specialistët e saj në tregun e Real Estate.

Sikundër edhe problematikat me të cilat shfaqet, një nga të cilat sistemi fiskal i pasurive të paluajtëshme.

Eventi u zhvillua në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Real Extate”, i organizuar nga Klik Ekspo Group dhe NEREA, tek Piramida, që ka hapur dyert nga data 12 deri 14 qershor për të gjithë të interesuarit në fushën e pasurive të paluajtshme.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…