“Zgjidh të Vendit”, Gonxhja: Bumi në turizëm, mundësi për t’u shfrytëzuar në të gjitha dimensionet

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, morën pjesë në eventin “Zgjidh të Vendit”, organizuar në Tiranë, nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, morën pjesë në eventin “Zgjidh të Vendit”, organizuar në Tiranë, nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) që fokus mbështetjen e prodhimit vendas si aset i rëndësishëm për nxitjen e eksporteve dhe zhvillimin e turizimit.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Gonxhja tha se, “shqiptarët janë si gurët e kalldrëmit, të bashkuar në një rrugë të gjatë që çon drejt një të ardhmeje të ndritur dhe të begatë”, shkruante Konica, në një dell të rrallë optimizmi 100 vjet më parë”.

Megjithatë, vijoi ai, për shumë kohë, e mbase askund më shumë se sa në fushën e turizmit, e ardhmja e ndritur ishte më shumë fryt i imagjinatës, se sa realitetit.

Ai solli në vëmendje se, 23 vjet më parë, në organizimin e parë të madh të Bashkisë së Tiranës, se sa shumë muaj negociata dhe parapërgatitje u nevojitën për të sjellë “Scorpions” në Shqipëri.

“Më kujtohet gjithashtu se po aq e vështirë sa negociatat ishte të gjeje një akomodim të përshtatshëm për 76 personat që shoqëronin grupin.Është e jashtëzakonshme sa shumë ka ndryshuar Shqipëria që prej atëherë. Por, ka tre momente kyçe që dua të nënvizoj: Në vitin 2014, kur realizonim objektivin e 3 milionë turistëve në vit dhe i vendosim vetes si objektiv dyfishimin e këtij numri, barra kryesore e ndryshimit binte mbi infrastrukturën. Dhe objektivat kyç lidheshin me ndërtimin e rrugëve të përshtatshme, me manaxhimin atëherë pothuajse inekzistent të mbetjeve, mbi sigurimin e ujit e energjisë elektrike, sigurinë e plazheve, e gjera të tjera esenciale”, tha Gonxhja.

Në vitin 2018, kur falë investimeve në infrastrukturë prekëm 6 milionë turistë dhe i vumë vetes qëllim të kapnim 10 milionë, u bë gjithmonë e më e rëndësishme të garantonim rritjen dhe diversifikimin e strukturave hoteliere, si dhe ofertës turistike shqiptare.

“Sot janë mbi 1.700 struktura gjithmonë e më cilësore, të cilave u shtohen çdo vit dhjetëra apo qindra të tjera, në gjendje të përballojnë flukse të paimagjinueshme deri pak kohë më parë. E ndërsa kemi kapur 10 milionë turistë dhe ku falë zgjerimit e diversifikimit të ofertës turistike synojmë të kapim 15, vëmendja jonë është drejt përsosjes së mëtejshme të një marke tashmë të konsoliduar në Europë, markës sonë shqiptare”, deklaroi Gonxhja.

Turizmi, për Shqipërinë, vijoi ai, ofron një shans të shkëlqyer që duhet të kapet në të gjithë dimensionin e tij.

“Është një mundësi transformimi jo vetëm për zonat turistike, komunitetet lokale apo strukturat akomoduese, por për të gjithë ekonominë dhe sipërmarrjen shqiptare.Ndaj nisma e sotme synon të përforcojë forcën transformuese të këtij sektori, duke e vendosur atë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të prodhuesve shqiptar. Duke nxitur përfshirjen sa më të gjerë të produkteve dhe markave shqiptare në zinxhin tonë akomodues dhe duke gërshetuar më të mirën që toka dhe njerëzit ofrojnë me atë që natyra na ka falur, jemi në gjendje t’i vendosim vetes një objektiv të ri ambicioz”, u shpreh Gonxhja.

Sipas tij, 15 milionë turistë dhe 5 miliardë euro të ardhura në vit, që njohin përveç bukurive të natyrës dhe kulturën tonë, edhe verën, djathin, produktet bio, mishin, e produkte të tjera vendase.

“Janë 250 mijë vende pune që krijohen apo mbështeten direkt apo indirekt nga turizmi. 1 në 5 shqiptarë sot punon direkt apo indirekt në sektorin e turizmit”, tha ai.

Gonxhja vuri në dukje se, promovimi i produkteve vendase do të nxisë një efekt zinxhir, që do të rrisë mirëqënien dhe prodhimin përtej këtij sektori, duke nxitur më shumë punësim dhe më shumë të ardhura në sektorë si bujqësia, industria e lehtë, industria e komunikimit dhe teknologjisë, transporti, etj.

“Pra, një turizëm all-inclusive, që vihet në shërbim të të gjithëve, edhe atij qytetarit në qytetin e të cilit nuk vijnë pothuajse kurrë turistë. Edhe atij fermerit fshati i të cilit ndodhet shumë larg qendrave turistike. Dhe të gjithë të tjerëve, duke garantuar që të mirat e gjeneruara nga sektori me rritjen më të shpejtë në vend të ndahen në mënyrë të barabartë mes të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

“Shqipëria vijon të bëjë përpjekje për të përmirësuar më tej kuadrin e saj ligjor dhe rregullator për tërheqjen e investimeve të huaja në sektorin e turizmit. Kemi zbatuar reforma dhe aprovuar stimuj për rritjen e investimeve të huaja, duke përfshirë edhe incentiva për proceset e thjeshtuara burokratike. Pas miratimit të “Ligjit për Turizmit” dhe Ligjit “Për Investimet e Huaja”, edhe ligji Strategjik i Investimeve ofron garanci maksimale ligjore për investitorët e huaj. “Zgjidh të Vendit” do të shndërrohet në një vokacion dhe udhërrëfyes të përbashkët për të gjithë ne. Për këtë, MEKI, Turizmi, Bujqësia, AIDA dhe institucionet e tjera kanë një rol të veçantë për të luajtur. Besimplotë, që do të jemi në lartësinë e vizionit të Shqipërisë 2030, një konkurrent i denjë në Champions Leaguen e turizmit botëror dhe pse jo, një lider absolut për vizitorë apo të ardhura nga turizmi për frymë”, deklaroi Gonxhja.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…