“Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm”

Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kulturës prezantuan ekspozitën e mjeshtrit ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto


Nga Dash Frashëri

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) dhe Instituti Italian i Kulturës prezantuan dje ekspozitën “Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm”, e mjeshtrit ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto, kuruar nga “Fondacioni Pistoletto Cittadellarte” me kurator Francesco Saverio Teruzzi.

I pranishëm ishte dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E shpërndarë në të gjithë hapësirat e COD-it, ekspozita rrëfen artin si shprehje e mendimit që artisti merr përsipër përgjegjësinë për të vënë çdo aktivitet njerëzor në komunikim, nga ekonomia në politikë, nga shkenca te feja, nga edukimi te sjellja. Të gjitha pikëpamjet sociale.

Sipas artistit Pistoleto, “aktivitzimi sjell në vetvte një përfshirje të drejtpërdrejtë të artistit dhe të personave që punojnë me artin në komunitet, duke përdorur artin si mjet për t’u bërë ballë çështjeve sociale”.

“Një mendim i ri duhet të frymëzojë ekonominë dhe politikën. Vendi ku formohet ky mendim mund të jetë laboratori krijues i një arti të angazhuar në pikëpamjen sociale. Shoqëria civilë bëhet kështu materiali i ri plastil, të cilit i duhet dhënë formë në përplasjen strukturore mes diversitetit dhe homologimit” thotë në fletëpalosjen që shoqëron ekspozitën, artisti i njohur Michelangelo Pistoletto, 90 vjeç, i cili për arsye objektive nuk ishte i pranishëm dje gjatë ceremonisë së hapjes.

Ekspozita do të qendrojë e hapur për publikun nga data 22 maj deri më 2 korrik 2024.

***

Ceremoninë e hapi Drejtoresha e Përgjithshme e COD, Eridana Çano.

“Mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur,

dua qe bashke me ju sonte te celim ekspoziten me te rendesishme per vitin 2024 ne COD, një ekspozite e rrallë për nga forma dhe mënyra e zhvillimit, ekspozitë që na fut në botën e mjeshtrit të madh  italian Michelangelo Pistoletto.

U njoha me artin e Pistolettos dhe veprat e tij pasqyre, gjate nje vizite ne Muzeun e Artit Bashkekohor ne Rome ne janar te 2020, kur sapo kishte dale rasti i pare i COVID19. Mbase ishte gezimi i fundit shijimi i nje vepre te tij qe me dha nje dliresi qe mbeti gjate tek une. Edhe pse me pas u be aq e veshtire te vizitoheshin muzeume, qe sic do te thoshte Renzo Piano jane pikerisht ata qe duhet te te bejne te humbasesh arsyen dhe ne fakt arti e ben pikerisht kete gje. Te humbet arsyen dhe te ben te fluturosh ne qiej imagjinare e te shikosh gjera te padukshme per te tjeret, tamam si ne pasqyrat e Pistolettos.

Një mendim i ri duhet të frymëzojë, – do të thoshte artisti, për punën e tij të shumë dekadave, nje pjese e te ciles shpaloset sonte e deri  ne daten 2 korrik ne mjediset e Qendrës për Hapje e Dialog.

I tillë është edhe titulli i vetë ekspozitës: “Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm”; një koncept i krijuar nga Fondacioni Pistoletto Cittadellarte, që shkrin dy fjalë: “art” dhe “aktivizim”. Qasje që shkojnë përtej shprehjes artistike, duke nxitur artistët dhe personat që punojnë me artin, për t’u bërë aktorë të gjallë të transformimit përmes veprave të tyre dhe ndërveprimeve me shoqërinë.

Cittadellarte është një model institucioni artistik dhe formues, që përfshin artin në sektorë të ndryshëm të shoqërisë, si një enzimë transformuese e mbështetur në binomin liri/përgjegjësi; është vendi ku mund të jetosh përvojën e një mënyre të jetuari, që bazohet në vizionin e Parajsës së Tretë, një riformulim i shenjës matematikore të infinitit. Dy rrathët e kundërt nënkuptojnë natyrën dhe artificin, unaza qendrore është bashkimi i dy të parëve dhe përfaqëson barkun nga ku vjen rilindja.

Tetë ndalesat e kësaj ekspozite, të zhvilluar në të gjitha hapësirat e COD-it, na japin një qasje të vetë gjithësisë.

Nisemi nga holli protokollar, ku gjejmë një tryezë pasqyrë që bashkon universalitetin e artit me idenë e mbarëkombëtaritetit politik dhe që e përqendron veprimtarinë e vet në zonën e Mesdheut, nën titullin “Love difference”, “Të duash të ndryshmen”.

Në sallën e artistit shpalosen Veprat pasqyrë, një kërkim i thellë mbi autoportretin, një perspektivë e dyfishtë, që sheh si përballë, ashtu dhe pas shpinës sonë, duke krijuar një korridor, një rrugëkalim, përmes të cilit mjedisi zgjatet në hapësirën virtuale të veprës.

Përgjatë korridoreve të qendrës do të takojmë instalacionet nën titujt: Kozmologjia, Ekologjia, Arti i varfër, Parajsa e Tretë, Ushqyerja etj., duke e përmbyllur ciklin e mendimeve artistike të mjeshtrit Pistoletto me Metaversin, botën e së ardhmes, të shpalosur në “Sallën e gurit”.

Ekspozita e hapur në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog pason një sërë galerish dhe institucionesh të njohura ndërkombëtare, ku është paraqitur arti i Pistoletto-s, si Muzeun e Luvrit në Paris, Pallatin e Kombeve në Gjenevë apo dhe Ministria e Puneve te Jasht me ne Rome. Mjeshtri është vlerësuar me çmime nga më prestigjiozet në botën e artit, i fundit i rendesishem ai ne Biennalen e Venezias ne 2023 ku mori cmimin e karrieres.

Janë këto vetëm disa prej arsyeve, të cilat e bëjnë praninë e kësaj ekspozite në mjediset tona një eveniment për të mos u humbur dhe per t’u vizituar ne kete pranvere.

Gjej rastin të falënderoj për punën e jashtëzakonshme tre përfaqësuesit e Fondacionit Pistoletto Cittadellarte: Saverion, Alessandron dhe Andrean, me vjen shume keq qe mjeshtri Pistoletto nuk e pati te mundur te ishte me ne sot por eshte denjesisht i perfaqesuar nga djemte e tij te artit, vecanerisht Saverio i cili e kuroi dhe e solli kete ekspozite apostafat per COD, po ashtu edhe Institutin Italian të Kulturës në Tiranë vecanerisht drejtuesin e tij Alessandron per idene dhe iniciative kaq frymezuese sigurisht dhe Violen për bashkëpunimin dhe sjelljen e kësaj ekspozite në COD”, tha Drejtoresha e COD, Eridana Çano.

Më pas folën, Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera….

…. dhe kuratori Saverio Teruzzi

Ceremonia u mbyll me nënshkrimet e të pranishmëve, duke filluar me kryeministrin Edi Rama, vijuar me Drejtoreshën e COD, Eridana Çano dhe piktorin e mirënjohur, Naxhi Bakalli, dhe me pas me të gjithë të pranishmit.

 

***

Cili është Michclangelo Pistoleto?

Michelangelo Pistoletto lindi në Biella në vitin 1933. Ai filloi të ekspozonte punën e tij në vitin 1955 dhe në vitin 1960 pati shfaqjen e tij të parë “solo” në Galleria Galatea në Torino. Një kërkim në autoportret karakterizon punën e tij të hershme.

Në periudhën dyvjeçare 1961-1962 realizohen pikturat e para me pasqyrë, të cilat përfshijnë drejtpërdrejt shikuesin dhe kohën reale në vepër, dhe hapin perspektivën, duke përmbysur këndvështrimin e Rilindjes që ishte mbyllur nga avantgardët e shekullit të njëzetë.

Këto vepra i sollën shpejt Pistoletto-s vlerësim ndërkombëtar, duke çuar, në vitet gjashtëdhjetë, në shfaqjet e një personi në galeri dhe muze të rëndësishëm në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Pikturat e pasqyrës janë themeli i prodhimit të mëvonshëm artistik dhe mendimit teorik.

Në 1965 dhe 1966 ai prodhoi një grup veprash të titulluar Minus Objects, të konsideruara themelore për lindjen e Arte Povera, një lëvizje arti e së cilës Pistoletto ishte një forcë animuese dhe protagonist. Në vitin 1967 ai filloi të punojë jashtë hapësirave tradicionale të ekspozitës, me rastet e para të atij “bashkëpunimi krijues” që zhvilloi gjatë dekadave në vijim duke bashkuar artistë nga disiplina të ndryshme dhe sektorë të ndryshëm të shoqërisë.


Në vitet 1975-76 ai prezantoi një cikël prej dymbëdhjetë ekspozitash radhazi, Le Stanze, në Galerinë Stein në Torino. Kjo ishte e para nga një seri veprash komplekse njëvjeçare të quajtura “kontinentet e kohës”. Të tjerët janë Viti i Bardhë (1989) dhe Turtle e lumtur (1992).

Në vitin 1978, në një shfaqje në Torino, Pistoletto përcaktoi dy drejtime kryesore që do të merrte vepra e tij e ardhshme artistike: Ndarja dhe shumëzimi i pasqyrës dhe Arti merr fenë. Në fillim të viteve tetëdhjetë ai bëri një seri skulpturash në poliuretani të ngurtë, të përkthyera në mermer për shfaqjen e tij solo në 1984 në Forte di Belvedere në Firence.

Nga viti 1985 deri në 1989 ai krijoi serinë e vëllimeve “të errëta” të quajtur Art of Squalor. Gjatë viteve nëntëdhjetë, me Project Art dhe me krijimin në Biella of Cittadellarte – Fondazione Pistoletto dhe University of Ideas, ai solli artin në lidhje aktive me sfera të ndryshme të shoqërisë me synimin për të frymëzuar dhe prodhuar ndryshime të përgjegjshme shoqërore.

Në vitin 2003 ai fitoi Luanin e Artë të Bienales së Venecias për arritje gjatë gjithë jetës. Në vitin 2004, Universiteti i Torinos i dha atij një laurea honoris causa në Shkenca Politike. Me atë rast artisti njoftoi atë që është bërë faza më e fundit e punës së tij, Parajsa e Tretë.

Në vitin 2007, në Jerusalem, ai mori Çmimin e Fondacionit Wolf në Arte, “për karrierën e tij vazhdimisht krijuese si artist, edukator dhe aktivist, inteligjenca e shqetësuar e të cilit ka krijuar forma parashikuese të artit që kontribuojnë në kuptimin e ri të botës”.

Në vitin 2010 shkroi esenë Parajsa e tretë, botuar në italisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Në vitin 2011 ai ishte drejtor artistik i Evento 2011 – L’art pour une ré-évolution urbaine në Bordeaux. Në vitin 2012 ai filloi të promovojë Ditën e Rilindjes, ditën e parë botërore të rilindjes, e cila festohet çdo vit më 21 dhjetor me iniciativa që zhvillohen në mbarë botën.

Në vitin 2013, Luvri në Paris priti ekspozitën e tij personale Michelangelo Pistoletto, année un – le paradis sur terre. Në të njëjtin vit ai mori Praemium Imperiale për pikturë, në Tokio.

Në vitin 2014 simboli i Parajsës së Tretë u vendos në sallën e selisë së Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruxelles për periudhën e Presidencës Italiane të Këshillit Evropian.

Në maj 2015 ai mori një diplomë honoris causa nga Universidad de las Artes i Havanës në Kubë. Në të njëjtin vit realizon një vepër me përmasa të mëdha, të quajtur Rilindja, e vendosur në parkun e Pallatit të Kombeve në Gjenevë, selia e OKB-së.

***

Personalisht, e prita me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse te ekspozitës.

Një fotokujtim me kuratorin Teruzzi.

Një nënshkrim në banerin “Love Difference”.

Dhe një shënim të shkurtër te libri i përshtypjeve!

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…