Rama: 26 turoperatorët shqiptarë në ITB konfirmojnë suksesin e prezantimit të Shqipërisë

Superpromovimi i Shqipërisë në ITB-Berlin përkthehet në mënyrë të prekshme te kontratat e turoperatorëve të cilët konfirmojnë se po punojnë për vitin 2025


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, superpromovimi i Shqipërisë në ITB-Berlin përkthehet në mënyrë të prekshme te kontratat e turoperatorëve të cilët konfirmojnë se po punojnë për vitin 2025, pasi rezervimet për 2024-ën janë mbyllur.

“Ky edicion i ITB ishte një sukses falë sinergjisë së mirë të sektorit publik e privat që ka bërë një punë fantastike për të kapur tregje të reja në Evropë dhe më tej”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama falënderoi skuadrën e turoperatorëve teksa ndau edhe përshtypjet e tyre nga ky panair.

“Ne kemi 25 vite që marrim pjesë nëpër panaire, kemi ardhur individualisht me stendën tonë, tashmë i jemi bashkuar edhe stendës së Shqipërisë. Jemi në proces mbylljesh kontratash, por normalisht tani thjesht krijojmë kontakte, kontratat i mbyllim pasi kthehemi në Shqipëri. Mund të themi që është një panair i suksesshëm pasi kemi lidhur shumë ura bashkëpunimi me shumë tregje të reja, të cilat nuk kanë qenë pjesë e Shqipërisë”, tha një prej turoperatorëve.

“ITB mbetet panairi më i madh i turizmit në rang botëror. Është vendi i takimeve të reja dhe i takimeve të vjetra me partnerët e vjetër. Është vendi ku merren vendime, jo për sezonin 2024 tashmë, por për sezonin 2025, sepse sezoni 2024 për ne është i mbyllur. Është një sukses. Shqipëria po bën bumin, është trendi më i ri i turizmit në mbarë Evropën falë edhe promovimeve”, u shpreh një tjetër turoperatore.

“Shqipëria këto vitet e fundit ka pasur një bum goxha të madh kërkesash, jo vetëm nga vendet e rajonit që ne jemi mësuar shpesh t’i shohim, por do të thoja dhe nga vendet e Evropës dhe nga vendet e Azisë. Këtë radhë po shoh që komentet për Shqipërinë janë ndër më maksimalet”, theksoi një turoperator.

“Po bëhet një promovim shumë i mirë i Shqipërisë, dhe ia vlen të lavdërohet. Është vërtetë një arritje që të gjendemi në këtë panair kaq denjësisht dhe kaq mirë të promovuar. Ia vlen të falënderohet dhe organizatorët apo dhe MTM”, u shpreh një tjetër turoperatore.

Lexo më shumë nga

CWP Europe merr lejen për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë

Në ceremoninë e certifikimit, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

CWP Europe merr lejen për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë

Në ceremoninë e certifikimit, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe…