Rama: Stenda jonë në panairin ITB Berlin, përcolli të gjitha shijet e Shqipërisë Turistike

Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e turistëve të huaj për stendën e Shqipërisë në panairin e turizmit në Berlin.


Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e turistëve të huaj për stendën e Shqipërisë në panairin e turizmit në Berlin.

“Stenda jonë në panairin më të madh në botë të turizmit ITB Berlin ia doli më së miri të përcillte të gjitha shijet, ngjyrat e ndjesitë e Shqipërisë Turistike duke u dhuruar një përvojë të mrekullueshme udhëtimi virtual të gjithë kureshtarëve që e vizituan dhe shprehën entuziazmin për ta eksploruar dhe ripërjetuar këtë vend duke nisur nga ky vit”, u shpreh Rama.

Ai ndau edhe një video ku turistë shfaqën përshtypjet e tyre për vendin tonë dhe dëshirën për ta vizituar.

“Jam në stendën e Shqipërisë për të zbuluar pak më shumë rreth këtij vendi të mrekullueshëm. Këtë verë e kam në plan, me 10 miq të mi, ta eksplorojmë pak më tepër këtë vend”, u shpreh një turiste.

“Jemi këtu për të vizituar stendën dhe na pëlqen shumë”, thanë një grup të rinjsh. Të pyetur nëse kanë qenë ndonjëherë në Shqipëri, ata thanë se, “jo, akoma, por po planifikojmë ta vizitojmë”.

Një turiste italiane u shpreh se, “e perceptova Shqipërinë me anë të VR (Realitet Virtual) në stendë dhe ishte një emocion i vërtetë, një vend për të cilin nuk mendoja se ishte kaq”.

Ndërsa një turist gjerman tha se, “kam qenë për herë të parë në vitin 2019 me kamper, kam njohur njerëzit dhe vendin. Është e pabesueshme si janë kaq mikpritës. Është një destinacion i sigurt”.

“Kur kam qenë në Shqipëri 5 vite më parë e kam shijuar vërtetë. Mendoj se është një prej vendeve me njerëzit më mikpritës në gjithë Evropën. Ka një natyrë të bukur, energji të mirë dhe sigurisht që dua të rikthehem”, u shpreh një tjetër turiste.

Ndërsa një gazetare nga Gjermania tha se, “kam qenë një herë në Shqipëri. Kam vizituar kryeqytetin Tiranën dhe gjithashtu Beratin e Vlorën. Por do të doja të kthehesha sërish, sepse dëshiroj të vizitoj veriun dhe Alpet e Shqipërisë.

(Marrë nga ATSH)

📍Gjermani – Stenda jonë në panairin më të madh në botë të turizmit ITB Berlin

📍Gjermani – Stenda jonë në panairin më të madh në botë të turizmit ITB Berlin ia doli më së miri të përcillte të gjitha shijet, ngjyrat e ndjesitë e Shqipërisë Turistike ❤️🦅🖤 duke u dhuruar një përvojë tërheqëse udhëtimi virtual të gjithë kureshtarëve që e vizituan, shumë ndër të cilët shprehën entuziazmin për ta eksploruar apo ripërjetuar vendin tonë këtë vit 🇦🇱✈️🌏🏖️🚵‍♂️🎭

#AlbaniaAllSenses
#VisitAlbania✈️
#VetëmPërpara➡️🇦🇱

Posted by Edi Rama on Thursday, March 7, 2024

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë