“Forbes”: Shqipëria, pushime që ofrojnë klimë të ngrohtë dhe aventura interesante

Tani është koha e përsosur për të vizituar Shqipërinë, shkruan Alex Ledsom në të përditshmen amerikane “Forbes”.


Këto tre destinacione janë aktualisht alternativat më të mira për pushime në vitin 2024, të cilat ofrojnë klimë të ngrohtë, aventura interesante dhe vlera të mëdha kulturore. Tani është koha e përsosur për të vizituar Shqipërinë, Egjiptin dhe Marokun, shkruan Alex Ledsom në të përditshmen amerikane “Forbes”.

Është e vështirë të nxjerrësh një mesatare të kostove të pushimeve në vende të ndryshme. Varet se ku jetoni dhe nëse fluturimet janë në distanca të largëta. A është destinacioni popullor? Gjithashtu, shkëmbimi i monedhës dhe inflacioni luajnë një rol të madh.

Vizitoni destinacionin e ri evropian, Shqipërinë

1 dollarë amerikan = 95,70 Lek shqiptare

Shqipëria ka qenë prej kohësh një vendpushim veror për italianët për shkak të plazheve të saj madhështore, me 296 milje ujore, që shtrihen nga Adriatiku në detin Jon.

Gjatë viteve të fundit, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si vendin mesdhetar për të vizituar, pasi është shumë më i lirë se shumica e vendeve fqinje evropiane dhe ofron bukuri magjepsëse.

“CNN Traveler” sugjeroi udhëtarët të provonin ushqimin vendas si, mishin e qengjit me rozmarine dhe levrekun me djathë.

Ndërsa “The Times” rekomandoi tavën e kosit (pulë e pjekur ose mish qengji në kos) ku edhe me tre pjata dhe një shishe verë, vështirë se mund të shpenzosh më shumë se 12 dollarë.

“The Telegraph” promovoi kulturën e gjallë të kafeneve në kryeqytetin, Tiranë, e cila është shtëpia e një të pestës së popullsisë së saj.

Revista i fton udhëtarët të shëtisin nëpër fshatrat osmane, vendet historike, parqet kombëtare dhe malet Cerauniane të përmendura në poemën e Lord Bajronit, Pelegrinazhi i Çajld Haroldit.

Me përzemërsi, Bajroni i krahasonte banorët malësorë me malësorët skocezë që jetonin në klimën më të mirë mesdhetare.

– Marrë nga atsh

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.