Stoltenberg: Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta bëjë aleancën më të fortë

Kryeministri suedez Ulf Kristersson e përshëndeti si “një ditë historike” pas ratifikimit hungarez të anëtarësimit të Suedisë në NATO


Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta bëjë Aleancën Atlantike më të fortë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg pas dritës jeshile nga Budapesti, hapi i fundit për këtë vend nordik.

“Përshëndes votën e parlamentit hungarez që ratifikoi anëtarësimin e Suedisë në NATO. Tani që të gjithë aleatët e kanë miratuar atë, Suedia do të bëhet aleati i 32-të i NATO-s. Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë të gjithëve më të fortë dhe më të sigurt”, shkroi ai në X.

Duke i hapur rrugën përfundimisht anëtarësimit të Stokholmit në Aleancën Atlantike, parlamenti hungarez miratoi me shumicë dërrmuese hyrjen e Suedisë në NATO.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson e përshëndeti si “një ditë historike” pas ratifikimit hungarez të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke i hapur rrugën hyrjes së saj në Aleancën Atlantike.

“Sot është një ditë historike”, shkroi ai në X.

”Suedia është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj në drejtim të sigurisë euroatlantike, thuajse dy vjet pas fillimit të procesit të anëtarësimit”, shtoi ai.

”Sot ne do të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO”, theksoi kryeministri hungarez, Victor Orban para fillimit të seancës plenare.

Lexo më shumë nga

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.