“Rest Less”: Shqipëria ndër vendet nën radar për t’u vizituar në 2024

Gazetarja Selene Nelson shkruan në të përditshmen britanike restless.co.uk : Ky vend i bukur ballkanik është mrekullisht unik


Udhëtimi është një nga gëzimet më të mëdha dhe më emocionuese të jetës… por ndonjëherë mund të duket sikur të njëjtat vende marrin gjithë lavdinë, shkruan në një artikull gazetarja Selene Nelson, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk .

Ndërsa shumë turistë dynden në vende si Spanja, Franca dhe Italia dhe destinacionet tropikale, të largëta si Tajlanda dhe Karaibet ka shumë destinacione nën radar që kanë po aq shumë për të ofruar.

Bukuria e vizitës së këtyre destinacioneve në vend të pikave të zakonshme turistike nuk është vetëm se do të kurseni para. Larg turmës së turistëve dhe komercializimit masiv, ndoshta do të jeni në gjendje të shijoni një përvojë udhëtimi shumë më autentike, dhe ndoshta të shihni një anë të botës që as nuk e dinit se ekzistonte.

Nuk është e nevojshme të fluturoni në skajet më të largëta të globit për të zbuluar destinacione që janë më të papërshtatshme, pasi disa vende ndodhen vetëm disa orë larg.

Për t’ju frymëzuar dhe për të ndezur rrugën tuaj të udhëtimit ne kemi përzgjedhur 15 vendet ende të panjohura për t’u vizituar në 2024.

Shqipëria

Për vite me rradhë Shqipëria mbeti relativisht e pazbuluar, por ky xhevahir i anashkaluar i Mesdheut ka filluar të krijojë një emër të vetin.

Plazhet e pacenuara me rërë, kryesisht nuk janë të mbipopulluara nga turistët e huaj, dhe malet dhe luginat piktoreske janë shtëpia e qyteteve të bukura osmane, rrënojave magjepsëse romake dhe liqeneve tërheqës të kaltër.

Ky vend i bukur ballkanik është mrekullisht unik, ndërsa ndikimet greke, italiane dhe turke janë të dukshme, gjuha, zakonet dhe kuzhina e Shqipërisë janë krejtësisht të dallueshme.

Kryeqyteti, Tirana, gumëzhin nga jeta e gjallë dhe bregdeti i Jonit rivalizon atë të Kroacisë dhe Greqisë.

Vendasit mikpritës i përshëndesin turistët ngrohtësisht, të palodhur nga turizmi masiv, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe Shqipëria do të përjetojë turma vizitorësh, kështu që tani është koha e duhur për ta vizituar!

(Marrë nga ATSH)

Burimi:

Salla: Bujqësia 10% më shumë financim në 2027-ën, prioritet fermerët dhe prodhimi vendas

Buxheti i vitit 2027 parashikon 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, 10% më shumë krahasuar me vitin 2026.

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: Bujqësia 10% më shumë financim në 2027-ën, prioritet fermerët dhe prodhimi vendas

Buxheti i vitit 2027 parashikon 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, 10% më shumë krahasuar me vitin 2026.