Maqedoni e Veriut, Pendarovski i dorëzoi mandatin Xhaferit për formimin e qeverisë teknike

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i dorëzoi Talat Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike, transmeton Anadolu.


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i dorëzoi Talat Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e dërguar nga Zyra e Presidentit, thuhet se në bazë të nenit 84 të Kushtetutës, dhe në përputhje me nenin 43 të Ligjit për Qeverinë, presidenti i ka dorëzuar mandatin Xhaferit, i cili deri dje kishte postin e kryetarit të Kuvendit.

“Në bazë të nenit 84, paragrafit 1 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në pajtim me nenin 43 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe propozimin e partisë më të madhe politike që përbën shumicën qeveritare, i dorëzoj Talat Xhaferit mandatin për formimin e Qeverisë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare”, tha presidenti Pendarovski.

Në anën tjetër, Xhaferi, i cili është mandatari i parë për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut nga komuniteti etnik shqiptar, ka theksuar se përbërja e qeverisë do të bazohet në Kushtetutë dhe ligje.

“Me kënaqësi dhe me përgjegjësi të plotë pranoj mandatin nga Presidenti i vendit, me një premtim se me ndërgjegje dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës do të bëhet përbërja e qeverisë dhe negociatat për përbërjen e kësaj qeverie, në përputhje me nevojat politike dhe gjendjen e vendit”, tha Xhaferi.

Siç ishte paralajmëruar, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të parapara të mbahen më 8 maj të këtij viti, dje Dimitar Kovacevski dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, e më pas Talat Xhaferi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Më herët gjatë ditës, Jovan Mitreski ka bërë betimin dhe ka marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Këto zhvillime burojnë nga “Marrëveshja e Përzhinos”, e arritur në qershor 2015, për zgjidhjen e krizës së atëhershme politike në vend. Sipas marrëveshjes, Qeveria e rregullt jep dorëheqje dhe 100 ditë para ditës së zgjedhjeve zgjidhet Qeveria teknike.

Dispozitat e Marrëveshjes së Përzhinos janë pjesë e Ligjit për Qeverinë, ku ndër të tjera janë paraparë disa pozita ministrore dhe zv/sministrore për opozitën.

Sipas marrëveshjes mes partnerëve qeveritarë LSDM dhe BDI, 100 ditët e fundit kryeministri duhet të jetë nga radhët e BDI-së. Kjo parti ka vendosur që mandatar i qeverisë teknike të propozojë pikërisht Talat Xhaferin, i cili për këtë arsye është dashur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Në dhjetor 2023, liderët politikë në Maqedoninë e Veriut ranë dakord për datat e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është rënë dakord të mbahet më 24 prill 2024, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me zgjedhjet parlamentare është rënë dakord të mbahet më 8 maj 2024.

Sipas paralajmërimeve, pritet që qeveria teknike të zgjidhet të dielën, më 28 janar.

Burimi: Anadoli Ajansi

Lexo më shumë nga

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…